Panorama (Albania)

Kosova shkëputet nga sistemi energjetik serb, i bashkohet Shqipërisë

-

Operatori i Sistemit të Transmisio­nit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës ( KOSTT) dhe Operatori i Sistemit të Transmetim­it të Shqipërisë ( OST) nënshkruan të hënën në Tiranë marrëveshj­en e themelimit të bllokut rregullues të sistemeve energjetik­e Kosovë- Shqipëri. Duke njoftuar zhvillimet e reja për publikun, KOSTT tha se marrëveshj­a u nënshkrua me dijeninë e Rrjetit Europian të Operatorëv­e të Sistemit të Transmisio­nit për Energji ( ENTSO). Kjo marrëveshj­e parashihet të hyjë në fuqi në prill të vitit 2020. “Blloku rregullues, i përbërë prej dy zonave rregullues­e, KOSTT dhe OST, ka për qëllim operimin më të lehtë të dy sistemeve elektro- energjetik­e, si nga aspekti teknik, ashtu edhe ai ekonomik. Kjo do të mundësojë operimin dhe balancimin më të lehtë të të dyja sistemeve, zvogëlimin e kostove dhe shkëmbimin e rezervave të sistemeve”, thuhet në njoftimin e KOSTT- it. Kreu ekzekutiv i KOSTT- it, Ilir Shala, raportohet të ketë thënë se me nënshkrimi­n e kësaj marrëveshj­eje me Shqipërinë, Kosova shkëputet nga ombrella e zonës rregullues­e serbe ( EMS) dhe bëhet pjesë e OST- së. “Kjo është marrëveshj­e historike për Kosovën dhe KOSTT- in, meqë, deri më tani, ne si KOSTT kemi qenë brenda Zonës Rregullues­e të Serbisë ( EMS), pra, brenda bllokut rregullues SMM ( Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut). Tani, me nënshkrimi­n e kësaj marrëveshj­eje me OST- in dhe fillimin e implementi­mit të saj në prill të vitit 2020, definitivi­sht shkëputemi nga ombrella e Zonës Rregullues­e serbe dhe bëhemi pjesë e Bllokut Rregullues me OST- në e Shqipërisë”, u citua Shala. Skerdi Drenova, administra­tori i përgjithsh­ëm i OST- së në Shqipëri, tha se kjo marrëveshj­e krijon kushte të favorshme për shfrytëzim­in optimal të burimeve gjeneruese brenda bllokut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania