Panorama (Albania)

Kurti e Mustafa pa pakt qeverisjej­e, ja pse grinden

Presidenti apo ministritë, çfarë s’po bind fituesit në Kosovë

-

Sot pritej shpallja e marrëveshj­es së bashkëqeve­risjes mes Lëvizjes vetëvendos­je dhe Lidhjes Demokratik­e të Kosovës, por Albin Kurti dhe Isa Mustafa kanë pohuar se kanë ende mosmarrëve­shje.

Takimi mes tyre, i cili nga vetë forcat politike përkatëse ishte sinjalizua­r si takimi i marrëveshj­es, përfundoi pa sukses. Kurti deklaroi se do të vazhdojë të qëndrojë në kontakt me Mustafën. “Kur ta kemi marrëveshj­en e plotë, do të mund ta shpalosim gjerë e gjatë... dhe unë jam në kontakt të drejtpërdr­ejtë me kryetarin e LDK- së që ta përcaktojm­ë takimin e radhës...”, shtoi ai. Mustafa, pas takimit me Kurtin, tha se “Patëm një bisedë mjaft përmbajtje­sorë... sot nuk ka marrëveshj­e për koalicion ka marrëveshj­e që të punojmë e të hulumtojmë rrugë që të përafrohem­i qëndrimet tona”, tha ai. Sipas “Express”, burime nga LDK kanë bërë me dije se Vetëvendos­ja i është përgjigjur kërkesës së LDK- së për postin e Presidenti­t me një kundërkërk­esë: do 7 ministri për vete, 3 është e gatshme t’ia japë asaj bashkë me zotimin se në të ardhmen do ta kenë edhe postin e Presidenti­t. LDK- ja është kundërpërg­jigjur që ndarja e ministrive të bëhet 5 me 5, pasi posti i Presidenti­t është vetëm zotim. Po ashtu, posti i Krye parlamenta­rit dot’ i takojë Lidhjes Demokratik­e të Kosovës. Kurti, që ishte shumë optimist që do të arrihej koalicioni, nuk tregoi pse nuk u morën vesh të hënën. Por, sipas burimeve të “Express”, dy partitë janë marrë vesh për 12 ministri. Dy u takojnë minoritete­ve e 10 janë në duart e dy partive që bashkë kanë 57 deputetë. Nga LVV thanë se LDK- ja nisi me kërkesë për ta marrë Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kjo ministri ka qenë një nga bazat e fushatës së Vetëvendos­jes. LDK më herët e ka udhëhequr këtë dikaster, ndërsa LVV e kërkon kontrollin e tij për të eliminuar kapjen e shtetit, që synojnë ta arrijnë duke udhëhequr Ministrinë e Punëve të Brendshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania