Panorama (Albania)

Mesi, “Topi i Artë” për herë të 6- të, lë pas CR7

Van Dajk renditet në vend të dytë, Ronaldo mbyll podin

-

Dhe ja tek vjen numri 6. Tashmë Lionel Mesi është një hap përpara Kristiano Ronaldos dhe vendos në vitrinën e tij trofeun e gjashtë të "Topit të Artë".

Didier Drogba u kthye në një komedian të tmerrshëm, ndërsa u përpoq ta mbante sallën pezull, përpara se të shpallte emrin e fituesit... Lionel Mesi. Duartrokit­je në sallë dhe një buzëqeshje e argjentina­sit. Tashmë ai ka më shumë trofe se askush tjetër në histori. Një më shumë se CR7, i cili mbërriti vetëm i treti këtë vit dhe e injoroi ceremoninë, duke preferuar të marrë pjesë në Gran Galanë e çmimeve të sezonit në Itali. Argjentina­si triumfon edhe pa Champions- in, ku e la skenën në gjysmëfina­le përballë Liverpulit të Salah, Mane, Firmino, Alison, Van Dajk, Vajnaldum dhe Arnold. Shtatë kampionë Europe, kampionë të padiskutue­shëm në Paris. Mbi të gjitha egjiptiani, që mbërriti në vend të pestë, pas Manesë, i katërti dhe Van Dajkut, i dyti. Në pod mbetet Ronaldo, që humbet një pozicion nga viti i shkuar kur e fitoi Modriç.

PASARDHËSI Kapiteni i Barcelonës e mbylli sezonin e shkuar si golashënue­si më i mirë i Championsi­t ( 12 gola), golashënue­s dhe asistmeni më i mirë i La Ligës, fituar nga Barcelona. Kristiano ndoshta paguan sezonin më pak shkëlqyes sesa rivali, pavarësish­t 20 golave të realizuar gjatë 2019- ës. Mesi ka shënuar më shumë se dyfishi, 41. Por tetë gola i shënoi edhe qendërmbro­jtësi holandez, mbreti i dueleve ajrore mes mbrojtësve në Europë. Por, 180 gazetarët e jurisë nuk zgjodhën simbolin e epokës së Liverpulit në Champions, i cili eliminoi me përmbysje Barcelonën e Mesit ( 3- 0; 04) dhe në finalen e Madridit iu imponua Totenhemit 2- 0. Edhe me një gol të Salahut, i cili nuk u pa në Paris, ashtu si Mane. Mes dhjetë të parëve, gjen vend edhe portieri Alison ( i shtati). Përpara tij, Mbape i PSG- së. Vendi i tetë për Robert Levandovsk­in e Bajernit kampion në Gjermani. Vendi i nëntë për Bernardo Silvën, kampion i Anglisë me Mançester Sitin, ashtu si kolegu Rijad Mahrez, i cili mbyll dhjetëshen e parë edhe për meritë të Kupës së Afrikës, që fitoi me Kombëtaren e Algjerisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania