Panorama (Albania)

BARCELONA PARAKALON REALIN

-

Gjashtë "Topa të Artë". Askush si Lionel Mesi, i cili dje hyri në histori duke u bërë lojtari që ka fituar më së shumti çmimin më të madh individual në futboll. Vlerësimi iu bë nga fituesi i sezonit të kaluar Luka Modriç, njëkohësis­ht rival i argjentina­sit në Spanjë pasi luan te Reali i Madridit. Sulmuesi në fjalimin e rastit deklaroi: "Dua të falënderoj të gjithë gazetarët që më votuan, shokët e mi, si te Barcelona, ashtu edhe te Kombëtarja e Argjentinë­s, të cilët më kanë ndihmuar të zhvilloj një sezon madhështor, pavarësish­t faktit që mund të kemi humbur apo fituar disa ndeshje apo komepticio­ne. Jeni të gjithë pjesë e këtij çmimi". Pas falënderim­eve, 32- vjeçari ndalet te hera e parë. "Një ditë më parë, ishte përvjetori i dhjetë i "Topit të Artë" të parë, që kam fituar. Në atë kohë, isha 22 vjeç dhe as që e mendoja se një ditë mund të arrija të fitoja gjashtë herë këtë çmimi, aq më tepër i shoqëruar nga bashkëshor­tja dhe tre fëmijët", tha Mesi.

Suksesi i gjashtë në karrierë për sa i përket "Topit të Artë" ka edhe një sekret. Argjentina­si nuk ngurron

Me fitimin e "Topit të Artë", të gjashtë radhazi për Lionel Mesin, Barcelona lë pas skuadrën e Realit të Madridit në renditjen e klubeve që kanë pasur në gjirin e tyre lojtarët që janë shpallur fitues. Kështu, katalanasi­t me fitoren e fundit të Mesit, arrijnë numrin 12 të futbollist­ëve që kanë fituar "Topin e Artë" në kohën kur luanin për spanjollët. Nuk mungojnë edhe lojtarë të skuadrave të tjera si Bajerni, Juventusi apo Milani. ta ndajë atë me të pranishmit në "Théâtre du Châtele" në Paris, teksa deklaron: "Gjatë gjithë viteve të karrierës sime nuk kam reshtur kurrë së ëndërruar dhe nuk kam hequr dorë nga dëshira për t'u përmirësua­r, për të dashuruar futbollin, njësoj si atëherë kur isha i vogël. Jam i vetëdijshë­m për moshën time, ndaj edhe i shijoj më tepër këto çaste. Në ditë të tilla koha fluturon dhe ngjarjet rrjedhin shpejt, ndaj duhet shijuar çdo gjë në maksimum". Nuk duket i ngopur "Pleshti" edhe pse i vetëdijshë­m që vitet kanë nisur të rëndojnë disi mbi muskujt e tij. Pavarësish­t gjithçkaje, talenti është ende i pastër dhe katalanasi vazhdon të mahnisë sa herë zbret në fushë. "Jam shumë i lumtur për momentet që po përjetoj, si në nivel profesiona­l ashtu edhe në atë njerëzor. Dua të përmirësoh­em çdo vit aspektin sportiv. Çmimet individual­e kanë rëndësinë e tyre, por vinë pas atyre ekipore. Përgatitem çdo vit për të luftuar deri në fund të çdo kompeticio­ni, pavarësish­t se jo gjithmonë ia dal të fitoj. Rëndësi ka që të mos heqim dorë kurrë nga synimet në jetë", përfundoi Mesi fjalimin e tij në ceremoninë e "Topit të Artë" në Paris.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania