Shpallet i pabanueshë­m pallati i VIP- ave, gati procedura për shembjen

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

DURRES - Forcës së tërmetit të 26 nëntorit në Durrës nuk i mbijetoi dot as pallati i ndërtuar për VIP- at e viteve ' 80. Edhe pse supozohet të ishte një ndër objektet më të sigurta në qytetin bregdetar, pasi aty strehohesh­in personazhe të njohura të atyre viteve, pallati 5- katësh që ndodhet në qendër të Durrësit është dëmtuar rëndë nga tërmeti. Ai ndodhet në Rrugën Tregtare dhe është shpallur i pabanueshë­m, pasi ka pësuar dëmtime në strukturë dhe fasadë. Mësohet se pallati që do të shembet është ndërtuar në vitet ' 80 dhe nga tërmeti i fundit pësoi dëmtime të konsiderue­shme, duke u shpallur i pabanueshë­m. Në këtë pallat kanë banuar këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku, aktori Fadil Hasa, por edhe drejtues institucio­nesh të asaj kohe, hetues dhe prokurorë. Ky pallat konsideroh­ej më i miri dhe më luksozi në ato vite, për vetë planimetri­në e brendshme, ku kishte një hapësirë të konsiderue­shme. Edhe pse Parashqevi Simaku ka 27 vjet që ka emigruar në SHBA, ai njihet si pallati i Parashqevi­së. Ndryshe nga hetuesit e prokurorët që urreheshin masivisht nga qytetarët durrsakë, Parashqevi Simaku adhurohej jo vetëm për zërin, por edhe për bukurinë e saj. Ndaj dhe pallati në fjalë, edhe sot e kësaj dite njihet si pallati i Parashqevi Simakut. l. m

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.