Panorama (Albania)

Atentat mafioz ndaj dy vëllezërve, kush është viktima dhe i plagosuri i punësuar në bashki

DYSHIMET PER PRISHJE PAZARESH. NJERI NGA VELLEZERIT I ARRESTUAR PER DROGE NE 2011

- TEPELENE/ BRIKENA META

Një atentat ndaj dy vëllezërve ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës qytetin e Tepelenës. Viktimë ka mbetur Artur Bresha, 47 vjeç, ndërsa u plagos në këmbë i vëllai, Artan Bresha, 43 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

47- vjeçari dhe i vëllai i tij u qëlluan në rrethana ende të paqarta. Artani u gjet i vrarë me armë zjarri në dalje të qytetit të Tepelenës. Ai punonte si roje në By pass- in e Tepelenës, aty ku u gjet edhe i vrarë. Prej disa vitesh, ai ka qenë emigrant, ndërsa pas kthimit punonte si roje objekti. Pas ekzekutimi­t të vëllait të madh të familjes Bresha, autorët, që ende nuk janë identifiku­ar, janë drejtuar drejt dyqanit në pronësi të familjes, ku ndodhej 43vjeçari Artan Bresha, duke qëlluar dhe mbi të me breshëri automatiku. Ai ka marrë një plumb në kofshë dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjika­le në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” të Gjirokastr­ës. Shkak për atentatin dyshohet të jetë bërë një konflikt për prishjen e pazareve të drogës. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorëve. Në ndihmë të tyre u bashkua edhe një grup specialist­ësh të Departamen­tit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Policia ngriti pika kontrolli në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen me qytetin e Tepelenës, ndërsa forca të shumta të Policisë së Tepelenës dhe Gjirokastr­ës bënë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorëve. I plagosuri Artan Bresha apo “Bostani”, siç e thërrasin shkurt miqtë e tij, është punonjës shërbimesh në Bashkinë Tepelenë dhe është një emër i njohur për Policinë. Në 2011– ën, ai u ndalua nga Policia e Gjirokastr­ës me 820 kg kanabis në “Qafë të Muzinës”, të Sarandës. Bresha ishte i vetmi i arrestuar, ndërsa tre persona të tjerë arritën të largoheshi­n duke i shpëtuar prangosjes. Ndalimi dhe bllokimi i lëndës narkotike u finalizua në rrugën kombëtare Gjirokastë­rKakavijë, pranë fshatit Goranxi. Gjatë aksionit të Policisë u bllokua dhe një automjet tjetër, ‘ Touareg’, me targa TR 8194 R.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Viktima, Artur Bresha
Viktima, Artur Bresha
 ??  ?? I plagosuri, Artan Bresha
I plagosuri, Artan Bresha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania