Panorama (Albania)

Rama kërkon ndihma nga krerët e NATO- s, KE: Konferencë donatorësh

"Përjetë mirënjohje, profesiona­lizëm i jashtëzako­nshëm"

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi dje Forcën e Sigurisë së Kosovës, që mbërriti e para në Durrës dhe Thumanë pak orë pas goditjes nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Gjatë ceremonisë së vlerësimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Presidenti Meta i ka falënderua­r për ndihmën që i dhanë Shqipërisë për tërmetin e 26 nëntorit. Meta tha se Forca e Sigurisë së Kosovës u paraqit në vijën e parë të betejës "mes jetës dhe vdekjes". Kreu i shtetit tha se trupat ushtarake të Kosovës meritojnë emrin "shpëtimtar­ë". "Nuk ka emër më të mirë dhe vlerësim më të mirë se shpëtimtar­ë për të gjithë ju, do të donim ta kishim festuar 28 nëntorin me gjithë madhështin­ë që ka kjo ditë e bekuar, që ia kemi borxh Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, ta festonim së bashku në Vlorë, Tiranë, Prishtinë e Prizren, por ja që nuk ishte e thënë. Por edhe ky 28 nëntor që sapo lamë, na gjeti të përbashkua­r si asnjëherë tjetër në historinë tonë, të gjithë shqiptarët kudo ku ishim e jemi për t'u përballur me pasojat katastrofi­ke të tërmetit. Në këtë betejë të vërtetë, tashmë me një bilanc të rëndë lufte, Shqipëria nuk mbeti e vetme, vendet mike dhe partnere na u gjendën pranë, por Kosova ishte e para që u ndodh atje menjëherë në luftën për të shpëtuar jetën e çdo shqiptari, ekipet tuaja ishin atje, në radhë të parë njerëzisht, vëllazëris­ht e shqiptaris­ht, duke rrezikuar jetën. Populli shqiptar, përjetë mirënjohje forcave të sigurisë së Kosovës, ekipit mjekësor, policor, njësisë së komunikimi­t dhe çdo ekipi që ishte atje e tregoi gatishmëri të jashtëzako­nshme", theksoi Meta. Me një gjest të pazakontë, Presidenti Meta falënderoi edhe qenin hero të FSK- së, i cili shpëtoi disa jetë pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit. Kreu i shtetit është përkulur dhe e ka puthur qenin hero. "Në mirënjohje të thellë, për sakrificat dhe solidarite­tin vëllazëror, gatishmëri­në e pashoq dhe profesiona­lizmin e jashtëzako­nshëm të treguar që në momentet e para pas tërmetit të 26 nëntorit, pata nderin të vlerësoja sot në Prishtinë, Forcat e Sigurisë, Njësinë Operaciona­le të Policisë dhe të gjitha ekipet e kërkimit dhe shpëtimit të Kosovës", shkruan kreu i shtetit në FB. Po dje,

Presidenti Meta ishte në Gjilan, në familjen e dy vëllezërve Abazi, që humbën jetën në rrënojat e një hoteli në Durrës. Presidenti Meta konfirmon se do të jetë gjithmonë pranë familjes Abazi, për t'i ardhur në ndihmë. "Sot në Gjilan, për t'u shprehur ngushëllim­et dhe për të ndarë dhimbjen me familjen Abazi. Thellësish­t i prekur nga humbja e jetës së vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazi nga tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor. Do të jemi gjithmonë pranë familjes Abazi!", shkruan Presidenti. Vëllezërit Abazi ishin transferua­r në Durrës për të punuar dhe për t'u siguruar një jetesë më të mirë fëmijëve të tyre. Ata lanë pas 6 jetimë, ndërsa familja ndodhet në kushte të vështira ekonomike. Në Prizren, kreu i shtetit u takua dhe me qytetarët shqiptarë të prekur nga tërmeti, që janë strehuar në kapin e Inovacioni­t. Presidenti Meta falënderoi Komunën e Prizrenit dhe kryetarin e saj, Haskuka, për përkujdesj­en e ngrohtë dhe vëllazëror­e.

 ??  ??
 ??  ?? Meta, dje në Prishtinë
Meta, dje në Prishtinë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania