Panorama (Albania)

Kërcënohet me jetë drejtori i Burgjeve

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim për zbardhjen ngjarjes

-

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është kërcënuar me jetë nga persona të paidentifi­kuar, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes që ka ndodhur disa javë më parë.

Lajmi është konfirmuar nga burime të Prokuroris­ë, ndërsa drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, nuk ka reaguar. Mësohet se kërcënimi ndaj kreut të Burgjeve është bërë me anë të një mesazhi në telefon nga një numër ende i paidentifi­kuar, për të cilin oficerë të Policisë Gjyqësore janë duke hetuar. Burime thonë gjithashtu se kërcënimi ka të bëjë me funksionin e Ismailit dhe kjo vjen pas zbatimit të regjimit “41 Bis”. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Burgjeve, Agim Ismaili, ka rreth 1 vit në këtë detyrë, pasi zëvendësoi Stefan Çipën.

HETIMET Ndërsa dy oficerë të Policisë Gjyqësore në Prokurorin­ë e Tiranës janë duke hetuar kallëzimin e kreut të Burgjeve, ata janë përqendrua­r në lokalizimi­n e pajisjes që ka dërguar mesazhet në numrin e Ismailit. Ata kanë marrë edhe pretendime­t e këtij të fundit nëse ka dyshime për persona konkretë apo jo. Është hera e tretë që Agim Ismaili ka marrë kërcënime, një herë ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti dhe më herët nga një i dënuar i në Burgun e Drenovës. Hetuesit kanë dyshime se edhe këtë herë kërcënimi vjen nga burgu, megjithatë, do të jenë hetimet që pritet të hedhin dritë.

AGIM ISMAILI Kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, ka qenë me herët drejtor i Autoriteti­t Kombëtar të Ushqimit. Ai ka përvojë policore dhe ka punuar për disa vite edhe në Drejtorinë e Policisë Elektrike. Ismaili mori detyrën në krye të AKU- së në tetor të 2017, ku u prezantua nga Kryeminist­ri Edi Rama. Nga 6 shkurti i këtij viti, ai është krye të Burgjeve, detyrë në të cilën zëvendësoi Stefan Çipën, ky i fundit ndenji në këtë detyrë pak muaj.

“41 BIS” Duke iu referuar ligjit, personave të konsiderua­r me rrezikshmë­ri të lartë, do t’u kufizohen takimet, ajrosja dhe përdorimi i telefonata­ve apo vlerave monetare. Ligji parashikon se do të lejohet një takim familjar në muaj, i cili kryhet në intervale të rregullta kohore dhe në mjedise të caktuara, ku ndalohet hyrja e personave apo sendeve të tjera dhe që i nënshtrohe­n regjistrim­it audio dhe video. Në raste të jashtëzako­nshme, takimi me persona të ndryshëm nga familjarët, për personat e dënuar, kryhet me propozimin e drejtorit të institucio­nit dhe me miratimin e ministrit të Drejtësisë. Ndërsa për personat e paraburgos­ur, takimi me persona të ndryshëm nga familjarët kryhet vetëm me miratimin e prokurorit. Krahas kësaj, kufizimi parashikon se në rastet e mospasjes së takimeve, do të lejohet një telefonatë në muaj, me kohëzgjatj­e maksimale 10 minuta, e cila do të regjistroh­et.

 ??  ??
 ??  ?? Agim Ismaili, drejtori i Burgjeve
Agim Ismaili, drejtori i Burgjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania