Panorama (Albania)

Hoka me kuaj në... gërmadhat e tërmetit

- FRANO KULLI

Nëtë vërtetë, kushdo që ia njeh imagjinatë­n e epërme Kryeminist­rit, zotit Edi Rama, dhe unë besoj se këtë aftësi ia njohin edhe ata më të skajshmit vlerësues të tij, që, jo vetëm nuk e duan si Kryeminist­ër, por janë përpjekur për ta rrëzuar prej karriges kryeminist­rore qysh ditën e parë që është ulur aty, nuk është çuditur...

aspak me më të fundmin objekt, që ai ka sjellë në skenën e teatrit, i cili luan nëpër Shqipëri prej më se gjashtë vjetësh. Për kuajt e kam fjalën. Edhe kur një tragjedi ka pllakosur jetën e vobektë të bashkëfolë­sve të së njëjtës gjuhë me të, që rrethanat e kanë sjellë t’i sundojë ( historikis­ht shqiptarët më së shumti janë sunduar e krejt më pak kanë qeverisur), ai nuk ka mënuar të bëjë teatrin e tij, atë që ka ditur të bëjë më së miri në pozitën e tij jetëgjatë publike.

Edhe kur tërmeti, ky akt i pamëshirsh­ëm i natyrës, me trandjen e vet kësaj here ka marrë me vete në jetën e përmortshm­e 51 njerëz, por ka lënë në qiell të hapur, pa shtëpi e katandi, edhe mijëra të gjallë, ai solli në skenën e teatrit të tij, objektin më fantastik për rrethanat e më efektuoz të mundshëm. Solli kuajt.

I solli si një mundësi e rekomandim të ri për të gjithë të pushtetshm­it e tij vendorëkry­etarë bashkish, në vend të makinave. Në vend të makinave, sugjeroi ai për ta- mund të përdorin kuaj... Se lekë për makina, tani pas tërmetit, nuk do të ketë.... Madje, është edhe inovacion mjedisor, tha zotëria e tij...(

E tha më 2 dhjetor 2019- shekulli i njëzetenjë­t).

Një vizion qeverisës për t’u pasë lakmi në epokën kur jetojmë.

Ky sugjerimi i tij më ngalliti një ndodhi të mjaft viteve më parë. Ishte dimër. Qe ajo kohë kur dritat fikeshin me orë të tëra përgjatë mbrëmjes... Në njërën prej atyre mbrëmjeve mirëprisni­m në shtëpi një mik italian dhe kur sapo ishim ulur në tavolinën e bukës, fap, u fikën dritat. Siç ndodhte rëndom asokohe. Për ne qe bërë rituali i zakonshëm, sidomos i mbrëmjeve që zgjaste me orë. Dhe rituali vazhdoi, u ndezën qirinjtë njëri pas tjetrit për të ndriçuar ambientin e ndenjjes... Nën dritën e tyre të zbehtë dallova fytyrën e tonizuar hijshëm e plot gaz të mikut. Ishim të gjithë në një heshtje të pështirë, kur ai ia lëshoi, në fillim një si mërmërimë e mbas pak

erdhi duke e përlotur zërin plot hare: Ma che bella serata, molto romantico ( po sa mbrëmje e bukur, shumë romantike)...

Ai krejt i sinqertë në pohimin e tij e unë me një pështjelli­m të brendshëm, gati sa nuk më shpëtoi ajo fraza, së cilës i kisha përcaktuar edhe tonaliteti­n e artikulimi­t: “Po ti pse tallesh, mor burrë, me terrin e vobektësin­ë e mjerimin tonë?!”...

Do t’i thosha kështu mikut të familjes, që po shfaqte plot sinqeritet një ndjesi e përjetim të një çasti dhe nuk do të bëja mëkat po t’ia thosha. Se edhe sinqeritet­i i tij i hareshëm vinte tek unë si një gozhdë që ngulej thellë në dëshpërimi­n tim...

Kurse Kryeminist­ri ynë... talljen me ne e ka bërë rit. E ka ushtruar rregullish­t në kohë të mirë e në kohë të vrantë, në bollëk e në skamllëk. E kemi parë me atlete në kancelerit­ë serioze të Europës, duke na përfaqësua­r neve, e kemi parë në “Varrezat e Dëshmorëve” me kilota. Po edhe me batutat me kripë e pa kripë që ka lëshuar tash e parë, aulave të rëndësishm­e të vendimmarr­jes njësoj si rrugëve të katundeve lart e poshtë, emetuar në prime times në ERTV- në e tij... gati na ka bindur se ne Kryeminist­ri na duhet veç si një hokatar. Shfaqja, duka, loja përmbi asgjënë e qeverisjes na mjafton. Boll e kemi...

Dhe mirë bën, thonë disa. Se hoka çliron gaz e gazi të çliron shpirtin. Po jo deri sa të mbulojnë ditët e zisë, ama! Të vdekurit janë varrosë, po dhimbja është aty. Dhe të gjallë të shumtë janë në qiell të hapur. E presin me sytë atje, në qiell. Sa paria e shtetit të zgjidhë punën e... kuajve.

Po kjo është e tepërt, me të vërtetë kjo është e tepërt!

Shfaqja, duka, loja përmbi asgjënë e qeverisjes na mjafton. Boll e kemi... Dhe mirë bën, thonë disa. Se hoka çliron gaz e gazi të çliron shpirtin. Po jo deri sa të mbulojnë ditët e zisë, ama! Të vdekurit janë varrosë, po dhimbja është aty. Dhe të gjallë të shumtë janë në qiell të hapur. E presin me sytë atje, në qiell. Sa paria e shtetit të zgjidhë punën e... kuajve. Po kjo është e tepërt, me të vërtetë kjo është e tepërt!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania