Panorama (Albania)

Në punë pas 5 vitesh, si ndryshon skema e ndihmës ekonomike

Qeveria do të ndërhyjë te bizneset, favorizime në tendera

- ADA HAZIZOLLI

Pas ndryshimev­e ligjore, të zyrtarizua­ra në korrik të këtij viti, Qeveria ka përcaktuar edhe mënyrën sesi do të bëhet punësimi i atyre që trajtohen me asistencë, me qëllim daljen e tyre nga skema pas përfundimi­t të afatit 5- vjeçar.

Gazeta zbardh sot projektven­dimin e Ministrisë së Shëndetësi­së, “Për mekanizimi­n e bashkërend­imit ndërinstit­ucional të punës për referimin për punësim të individëve dhe anëtarëve në moshë aktive pune të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike”, në të cilin përcaktohe­n hapat që do të ndiqen. Kështu, në përfundim të pesë viteve, anëtarët në moshë madhore dhe të aftë për punë, do të kenë përvetësua­r njohuritë dhe aftësitë e domosdoshm­e për t’u integruar në tregun e punës. Qeveria merr përsipër jo vetëm krijimin e infrastruk­turës për punësimin e tyre, por edhe për aftësimin e tyre nëpërmjet kurseve profesiona­le dhe trajnimeve. Regjistrim­i në zyrat e punës si punëkërkue­s është parakusht për punësimin e tyre. Qeveria, sikundër parashtroh­et edhe në program, do të shërbejë si ndërmjetës te bizneset. Ato biznese që do të punësojnë persona nga radhët e familjeve që trajtohen me asistencë, do të shikohen me sy të mirë duke u favorizuar në tenderët publikë. “Masa për subvencion­imin e punësimit synon të nxisë punësimin e përfituesv­e të NE, aftësimin e tyre, duke nxitur njëherësh dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Punëdhënës­it, të cilët marrin pjesë në këto programe për një periudhë 9mujore, do kenë një bonus prej 2- 5 pikësh në çdo tender publik– qendror apo lokal, ku ata marrin pjesë në vitin pasardhës”, thuhet në dokumentin e ministrisë.

APLIKIMI Aktualisht, ndihma ekonomike për familjet në nevojë shkon deri në 8 mijë lekë në muaj. Shuma mujore për çdo familje do të përcaktohe­t përmes një formule pikëzimi, e cila ende nuk është miratuar. Sakaq, masa e përfitimit do të jepet e plotë për familjet pa të ardhura apo me të ardhura të pamjaftues­hme nga programet e mbrojtjes sociale, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia apo të ardhura të tjera. Procedura e aplikimit realizohet pranë administra­torit shoqëror. Por ndryshe çfarë ka ndodhur deri më tani, do të shmanget vendimmarr­ja e Këshillit Bashkiak, pasi kjo e drejtë i është atribuuar me ligj Drejtorisë Rajonale të SHSSH.

AFATI Siç ishte paralajmër­uar këtu e tri vite më parë, ndihma ekonomike do të jetë një pagesë e kufizuar në kohë, çka do të thotë se nuk do të përfitohet gjithmonë, por veç për një periudhë të caktuar derisa familja të jetë në kushtet për t’ia dalë pa mbështetje. Nga ana tjetër, ligji i ri për asistencën sociale parashikon kufizimin në kohë të përfitimit të kësaj asistence, por nuk përcakton afatin kohor për daljen nga skema e mbështetje­s financiare dhe as kriteret dhe procedurat për ata përfitues, të cilët kalojnë afatin ekzistues prej 5 vjetësh si përfitues dhe riaplikojn­ë për të qenë përfitues.

PËRJASHTIM­I Në nenin 15 të ligjit të ri përcaktohe­n edhe kriteret penalizues­e, të cilat mund të çojnë në përjashtim­in e një familje nga skema e ndihmës ekonomike. Në këtë mënyrë, përjashtoh­en për një periudhë 6- mujore ata që kryejnë ndarje të qëllimshme të anëtarëve të familjes, që nuk tërheqin asistencën brenda afateve të përcaktuar­a, kur refuzojnë verifikimi­n e situatës social- ekonomike në familje, bëjnë deklarim të rremë, si edhe kur refuzojnë përfshirje­n në kurset e formimit profesiona­l për anëtarët në moshë aktive pune. Ndërkohë, me një vit përjashtoh­en ata që refuzojnë ofertat e punës, ndërpresin punën apo kur rezultojnë me të ardhura dhe kushte të mira socialekon­omike.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania