Panorama (Albania)

Qendra Sizmologji­ke Europiane: Vala e pasgoditje­ve po shuhet

-

Qendra Sizmologji­ke Europiane Mesdhetare, me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka reaguar për tërmetin e 26 nëntorit dhe pasgoditje­t e tij. Duke konstatuar se një pasgoditje e fortë është e mundshme në javët apo muajt në vazhdim, EMSC thotë se nga harta duket që vala është duke u shuar. Më tej, Qendra e Sizmologji­së thotë se aktiviteti i pllakës do të rikthehet në nivel normal. “Siç mund ta shohim, vala e pasgoditje­ve të tërmetit që goditi Shqipërinë po vjen duke u shuar. Edhe pse një pasgoditje e fortë është gjithmonë e mundshme përgjatë javëve dhe muajve që pasojnë, aktiviteti do të rikthehet në nivelin normal”, është postimi në “Twitter” i Qendrës Sizmologji­ke Europiane Mesdhetare. Një tërmet 6.3 ballë shkundi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ndërsa kjo goditje ishte paraprirë dhe u pasua me goditje të tjera më të vogla. Pasojat e këtij tërmeti, më i fuqishmi i 40 viteve të fundit, ishin fatale për shumë persona, ndërsa të plagosur mbetën dhjetëra të tjerë. Duke iu referuar komunikimi­t zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes, goditja fatale u shënua në orën 03: 55 me epiqendër në Durrës, ku pasojat janë edhe më të mëdha. Para kësaj goditje që shkaktoi panik, në orën 22: 00 të së hënës dhe 03: 20 të së martës, dy tërmete të tjerë kishin lëkundur vendin, por pa dëme. Lëkundja e orëve të para të mëngjesit nxori në rrugë qytetarët, ndërsa burime zyrtare thanë se ato u ndjenë në disa qytete të vendit. Kujtojmë se në shtator të këtij viti, një tjetër tërmet i fuqishëm, 5.8 ballë, goditi Durrësin, duke dëmtuar banesa e pallate, por fatmirësis­ht pa dëme në njerëz. Lëkundjet e tokës nuk u ndalën gjatë gjithë ditës dhe mbrëmjes së djeshme, ndërsa institucio­net thanë se zona sizmike është ende aktive. Deri në orët e vona të së martës, rezultuan mbi 100 goditje dytësore, që 5 ditë më vonë shkuan mbi një mijë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania