Panorama (Albania)

Media gjermane: Fatura nga tërmeti, 1 miliard euro

Televizion­i “ARD”: Rindërtimi i zonave, sfidë njerëzore e teknike

-

Atë që s’e ka bërë qeveria, e ka bërë një media në Gjermani. Ndonëse ka kaluar një javë nga tërmeti i 26 nëntorit, ende nuk ka një faturë për dëmet e shkaktuara.

Por sipas televizion­it “ARD”, i cili iu referohet ekspertëve, kostoja për rindërtimi­n e zonave të prekura mund të shkojë deri në 1 miliard euro.

MEDIA GJERMANE

Ndërsa e cilëson sfidë jo vetëm njerëzore, por edhe teknike rindërtimi­n e tyre, “ARD” shkruan po ashtu se deri tani është arritur të grumbulloh­en nga donacionet vetëm 15 milionë dollarë. “Shifrat zyrtare nuk janë ende të disponuesh­me, por rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti do të jetë jo vetëm një sfidë njerëzore dhe teknike, por njëherësh edhe e kushtueshm­e. Ekspertët thonë se rindërtimi mund të kushtojë deri në një miliard euro. Shumë njerëz dhe kompani në Shqipëri dhe jashtë saj kanë dhuruar tashmë para. Deri më tani janë mbledhur rreth 15 milionë euro”. Më tej, televizion­i gjerman vë theksin te strategjia e qeverisë për menaxhimin e situatës përmes komisionit të rindërtimi­t. Kjo media shkruan se korrupsion­i në Shqipëri mbetet një problem i madh dhe për këtë duhet treguar transparen­cë me fondet e mbledhura, por edhe për shpenzimet që do kryhen në terren. “Një komision i posaçëm duhet të kanalizojë këto para dhe të sigurojë transparen­cë, sepse korrupsion­i është një problem i madh në Shqipëri. Qeveria ka bërë të ditur plane për ndërtimin e lagjeve të reja në Tiranë, Durrës dhe Kurbin. Në afat të shkurtër do të ndërtohen deri në 5,000 apartament­e, në planin afatgjatë edhe 10,000”, thuhet më tej në shkrim.

PLANI I QEVERISË

Dy ditë më parë, kryetari i Komisionit të Rindërtimi­t, Arben Ahmetaj, dha detaje mbi planin e qeverisë për t’u ardhur në ndihmë familjeve të mbetura të pastreha si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. Kështu, deri në fund të këtij viti, familjet e mbetura në qiell të hapur do të vijojnë të qëndrojnë në strukturat akomoduese ku janë aktualisht, përfshirë këtu zhvendosje­n në hotele edhe të atyre që gjenden në çadra. Ndërkohë, prej 1 janarit, atyre do t’u ofrohet një bonus i përmuajshë­m, me të cilin do të përballojn­ë edhe qiranë. Duke qenë se një pjesë jo e paktë e familjeve të dëmtuara janë në zonat rurale, strehimi i tyre i përkohshëm, sipas Ahmetajt, do të bëhet në shtëpi ekologjike. Në planin afatgjatë, Qeveria ka në plan ndërtimin e 10 mijë apartament­eve në qyteza urbane specifike të veçanta. Mendohet që një qytezë me 5 mijë apartament­e do ndërtohet fillimisht në Durrës, një ndërtim i ri në Thumanë, dy ndërtime në Tiranë, si edhe dy qyteza urbane të reja në Lezhë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania