Panorama (Albania)

Braçe: Zyrtarët që abuzuan, do mbajnë përgjegjës­i

“Lezha e Laçi të kthehen në prioritete, për shkak të panikut”

-

Me Kryeminist­rin Rama që ishte në Samitin e NATO- s, mbledhja e jashtëzako­nshme e qeverisë për ditën e mërkurë u drejtua nga zv. kryeminist­ri Erion Braçe. Ky i fundit, pas një raportimi të gjendjes në gjithë zonat e prekura nga tërmeti nga ministri fuqiplotë, Bledi Çuçi, ka bërë apel për shtimin e ritmit të punës. Sipas Braçes, dimri po bëhet më i ftohtë këto ditë dhe për këtë arsye duhet të merren masat që asnjë familje e dalë nga shtëpia të mos mbetet pa u pajisur me çadra dimri. Numri dy i qeverisë porositi që me përmbyllje­n e procesit të vlerësimit të dëmeve në Durrës dhe fshatrat e Tiranës e Lezhës, të bëhen inspektime edhe në zonat e tjera ku tërmeti mund të ketë shkaktuar dëme. “E gjithë vëmendja të përqendroh­et te zonat rurale për shkak edhe të motit dhe nisjes së dëborës. Të dërgohen çadra dimërore. Banorët e Krujës dhe Vorës të akomodohen në Tiranë për strehim në banesat me qira. Për vlerësimin e dëmeve është bërë një punë shumë e mirë deri tani, ekspertët kanë dhënë siguri për një pjesë të madhe. Por duhet të mbyllim procesin tani. Qytetet e Lezhës dhe Laçit të kthehen në prioritete, për shkak të panikut që ka atje. Të dimë se çfarë duhet të bëhet me ata njerëz, por edhe për t’i vëmë limit abuzimit që mund të përhapet. Zona rurale ka mbetur pak më mbrapa për vlerësimin e dëmeve. Ka njerëz që i kanë shtëpitë me plasaritje të lehta, por nuk hyjnë për shkak të frikës”, u shpreh zv. kryeminist­ri Erion Braçe. Më tej, Braçe ka ngritur shqetësimi­n e dëmtimeve që janë bërë në kolonat mbajtëse të pallateve. Për këto pallate, ai tha se janë të pasviteve ‘ 90 dhe ka marrë disa shqetësime, për të cilat shtoi se duhen gjetur përgjegjës­it. Të njëjtin shqetësim zv. kryeminist­ri ngriti edhe për shtesat që janë bërë në pallatet e ndërtuara gjatë sistemit komunist. Më tej, numri dy i qeverisë shqiptare paralajmër­oi të gjithë ata zyrtarë të shtetit, që, sipas tij kanë bërë shkelje në punën e tyre, se do të përballen me përgjegjës­i. “Në Tiranë, unë kam marrë një sërë shqetësime­sh që janë në pallate të reja, shqetësime me atë që nuk duken, kryesisht me garazhe, ku janë lëvizur dhe sharruar kolona për t’u hapur vende për t’u strehuar. Janë raste sporadike, por ne duhet t’u përgjigjem­i së bashku me ata që janë përgjegjës, pra, me ndërtuesit e godinave. Nuk kanë përmasën e Durrësit as në sasi, as në përmasën e dëmit, por duhet t’u japim garanci njerëzve. Për shtesat me leje apo pa leje mbi pallatet paraviteve 1990, për mendimin tim, nga sa kam parë, ato që janë bërë me leje sipas ekspertëve, nuk e rrezikojnë strukturën e pallatit që sot është në rregull, por mund të rrezikojnë për më tutje. Ata zyrtarë që kanë këto gjëra, duhet të mbajnë përgjegjës­i. Atje ku janë pa leje, po prapë të mbajnë ata që i kanë bërë. Duhet marrë një vendim teknik se çfarë do të bëhet me shtesat mbi lejet e ndërtimit që rrezikojnë pallatet”, tha Erion Braçe.

 ??  ?? Dje, gjatë mbledhjes së Qeverisë
Dje, gjatë mbledhjes së Qeverisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania