Panorama (Albania)

Basha: Ju kanë strehuar ata që provuan tërmetin shtetëror DUKA: QEVERIA TË SHPËRNDAJË SHTËPI- KONTEJNERË TIRANE

"Tha që Teatrin do ta rrëzojë tërmeti, ja ku është Teatri"

-

Kreu i PD- së, Basha, ka vijuar ditën e mërkurë takimet me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Dje, Basha ishte në zonën e Bubqit, në disa fshatra të Tiranës dhe në një qendër në zonën e "Unazës së Re", ku janë strehuar 100 banorë të prekur nga tërmeti. Godina që është planifikua­r për t'u shembur në kuadër të projektit për "Unazën e Re", është kthyer në qendër për të prekurit nga tërmeti, ku janë angazhuar disa vullnetarë dhe janë dërguar ndihmat e mbledhura nga "Aleanca për Teatrin". Gjatë takimit me këta banorë, Basha vuri theksin te solidarizi­mi që kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar te të gjithë shqiptarët dhe ndihmën që të gjithë po mundohen të japin. Kryedemokr­ati, duke folur me banorët e prekur nga tërmeti, theksoi se pronarët e asaj godine që i kanë strehuar, e dinë mirë rëndësinë e strehës mbi kokë, duke iu referuar përplasjes së banorëve të "Astirit" kundër projektit që u shembte shtëpitë. "Kushtet mund të mos jenë optimale, por janë ofruar me zemër nga këta njerëz që kanë përjetuar një lloj tjetër tërmeti, tërmetin shtetëror. Po tregoni se keni një zemër të madhe, sepse e njihni vuajtjen për shtëpinë", tha Basha. Më tej, kreu i opozitës i falënderoi të gjithë ata që po ndihmojnë që në këtë qendër të ngritur të jepet ndihma maksimale, si për t'u strehuar, por edhe për ushqime dhe ilaçe. "Dua të falënderoj nga zemra Flamurin dhe familjen e tij, që ka vënë në dispozicio­n prej ditës së parë këtë ndërtesë. Dua të falënderoj ' Aleancën për Teatrin', që ka kontribuar prej orëve të para me ndihmat që janë mbledhur për të goditurit nga tërmeti. Dua të falënderoj të gjithë banorët e ' Unazës së Re', që po punojnë si vullnetarë, duke ndihmuar nga mëngjesi deri në darkë dhjetëra familje të strehuara kryesisht nga zonat e goditura nga tërmeti. Falënderoj mjekët që, në mënyrë vullnetare, po kontribuoj­në për shëndetin e shumë prej atyre që janë të sëmurë, kryesisht për shkak të qëndrimit në çadra në ditët e ftohta dhe në orët e para të fatkeqësis­ë dhe po kështu dua të falënderoj nga zemra këdo që ka mbështetur me kontribute, me ushqim, me orendi", u shpreh Basha. Ndërsa në mbrëmje, në një takim me aktivistët për mbrojtjen e Teatrit, Basha tha se tërmeti i 26 nëntorit nxori zbuluar gënjeshtrë­n e qeverisë për ta shembur godinën e Teatrit Kombëtar, pasi ajo nuk pësoi asnjë dëm nga lëkundja e 26 nëntorit. "E para që dua t'ju them është se keni një meritë të jashtëzako­nshme: Ju e nxorët mbretin lakuriq! Tha që Teatrin do ta rrëzojë tërmeti. Tërmeti i korrupsion­it, i babëzisë: ja ku është Teatri. E dyta që dua t'ju them ësh

Kreu i Partisë Agrare Ambientali­ste, Agron Duka, në një postim në rrjetet sociale, ka ardhur me një propozim të ri për të gjithë ata që mbetën pa banesë pas tërmetit të 26 nëntorit. Duka shkruan se miku i tij, Kolë Gjokaj, biznesmen në Zvicër, ka ofruar kontejierë banimi, të cilat mund të strehojnë deri në 100 persona. Miku im, Kolë Gjokaj, sipërmarrë­s shqiptar që zhvillon aktiviteti­n e tij në Zvicër, në bashkëpuni­m me të cilin do të vendosim në dispozicio­n të institucio­neve vendëse kontejnerë banimi, të cilat mund të strehojnë deri në 100 persona. Një donacion që vlen për fazën e parë të emergjencë­s, por që do të uroja të merrej si model për t'u dhënë një strehë atyre që këtë dimër rrezikojnë ta kalojnë në qiell të hapur", shkruan Duka. të që, për fat të keq, tërmeti i babëzisë, i korrupsion­it dhe hajdutëris­ë, e ka rrëzuar shtetin prej kartoni. Unë po vij nga një fshat, 90% e shtëpive të të cilit janë të shkatërrua­ra", tha kreu i PD.

 ??  ?? Basha, dje tek “Unaza e Re”
Basha, dje tek “Unaza e Re”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania