Panorama (Albania)

Tërmeti, Rama: Fola në Samitin e NATO- s me Trump, Merkel, Macron

"Objektivi është të përfshijmë emocionali­sht liderët, sepse një fjalë e tyre është më shumë se një dosje e përgatitur në nivelet më të ulëta"

-

Kryeminist­ri Edi Rama tha dje se ka gjetur interesim të madh te liderët botërorë për tejkalimin e pasojave të tërmetit në Shqipëri.

Gjatë Samitit të NATO- s të zhvilluar në Londër, kreu i qeverisë tha se kishte folur pothuajse me të gjithë, që nga Presidenti Trump e deri te miku i tij, Erdogan, dhe se nga të gjithë ka gjetur mirëkuptim dhe mbështetje. Në një komunikim me median, pas fjalës në Samitin e Londrës dhe largimit të parakohshë­m nga tryeza, për t'u nisur drejt Romës, Rama tha se ky ka qenë fokusi dhe objektivi kryesor dhe se reagimet e para janë pozitive. "Natyrisht që për mua ky ishte objektivi kryesor i gjithë këtij Samiti dhe me thënë të drejtën u ndjeva i inkurajuar nga fakti që të gjithë ishin jo vetëm në dijeni, por edhe të interesuar të dinin më shumë. Faktikisht, kemi diskutuar me partnerët europianë, kam bërë bisedë të gjatë me Presidenti­n e Francës, Kancelaren e Gjermanisë, Kryeminist­rin e Holandës dhe me një sërë liderësh të tjerë. Kryeminist­rja e Danimarkës ka qenë jashtëzako­nisht e përfshirë dhe e interesuar, pa diskutim Kryeminist­ri Conte dhe Kryeminist­ri i Kanadasë. Me Presidenti­n Trump kemi folur, me Presidenti­n Erdogan kemi folur", tha Rama. Të shikojmë tani më tutje, tha Rama, duke shtuar se "qëllimi është të realizojmë një konferencë donatorësh dhe kjo ishte ajo që unë kam kërkuar". "Reagimet e para janë pozitive, të shikojmë më tutje. Jemi duke punuar intensivis­ht dhe vazhdojmë punën në këtë drejtim", tha Rama.

INTEGRIMI I pyetur nëse u diskutua për integrimin, Rama tha se fokusi ka qenë në këtë temë, situatën nga tërmeti. "Natyrisht që ka pasur edhe elementë të tjerë në bisedë lidhur me ecurinë e procesit të brendshëm në BE, si do të shkojë procesi i diskutimit dhe si mund të shkojë procesi i diskutimit mbi dokumentin e paraqitur nga Franca për një ndryshim të metodologj­isë, por për hir të së vërtetës, unë kam qenë shumë i fokusuar te kjo çështje se është një çështje që prek drejtpërdr­ejt sot njerëzit", tha Rama. Ndërkohë, sipas tij, "vendi do të vazhdojë të bëjë të njëjtat gjëra njësoj siç do t'i bënte sikur të ishin hapur negociatat". "Nga ana tjetër, është një moment për të kuptuar qartë të gjithë se përtej dallimeve dhe kundërshti­rave të natyrave të ndryshme në aspektin e procesit të negociatav­e, Europa është e gjitha e bashkuar në mbështetje të shqiptarëv­e, të gjitha vendet pa asnjë dallim, të gjithë liderët", tha Rama. Kryeminist­ri theksoi se vetë duhet të kthehet në Shqipëri, por ministrja e Mbrojtjes po vazhdon intensivis­ht komunikime­t me homologët dhe po ashtu edhe ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme. "Në këtë front po bëjmë një punë shumë intensive. Kemi vënë në dispozicio­n edhe dokumente dhe shumë informacio­ne që të mund të kenë një pamje shumë të qartë. Në nivelin e Ministrisë së Jashtme, të burokracis­ë shtetërore apo edhe në Bruksel, informacio­ni ka arritur dhe ndjekja bëhet në kohë reale se kemi parë shumë ndihmë në momentet e para, vazhdojmë të shohim ndihmë me ekipet e ekspertëve", tha Rama.

BASHA Por, Rama tha se "objektivi, që them se e kam arritur, është përfshirja drejtpërdr­ejt e liderëve". "Të përfshijmë emocionali­sht ata, të cilët janë shumë të rëndësishë­m në këtë proces, sepse një fjalë e tyrja është më shumë sesa një dosje e tërë e përgatitur në nivelet më të ulëta", tha Rama. Kryeminist­ri foli edhe për thirrjet për bashkëpuni­m që i drejton kryetarit të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, duke shtuar se "kjo është gjëja më normale në botë". "Nuk ka asnjë sens që të vazhdojë historia me deklarata e komunikata në distancë, kur ne të gjithë jemi jo vetëm të goditur nga e njëjta tragjedi, por të gjithë jemi në nevojë për të ndërtuar çatinë e një shtëpie shumë më të madhe se shtëpia e politikës, që është shtëpia e Shqipërisë", tha Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania