Panorama (Albania)

KE akordon 15 milionë euro për pasojat e tërmetit

Ursula von der Leyen: Konferencë ndërkombët­are donatorësh nga BE

-

Presidentj­a e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha dje se BE ndodhet në krah të popullit shqiptar, si nga ana njerëzore, ashtu edhe në veprime. Der Leyen tha se sapo kishte folur me Kryeminist­rin shqiptar, Edi Rama, i cili i kishte treguar në lidhje me situatën e vështirë pas tërmetit. "Sapo fola me Kryeminist­rin Edi Rama dhe e informova që Komisioni Europian zotohet të japë 15 milionë euro për mbështetje­n e menjëhersh­me të popullit shqiptar. Për më tepër, BE do të organizojë një konferencë donatorësh për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimi­n", theksoi ajo. Ajo u shpreh se populli shqiptar duhet të dijë se Bashkimi Europian është në krah të tij. "Kam respekt të madh për popullin shqiptar, i cili qëndroi i qetë, pavarësish­t rrethanave. Dua që ata ta dinë se BE ndodhet në krah të tyre me dhembshuri dhe me veprime", theksoi presidentj­a e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ajo njoftoi se komisioner­i europian për Menaxhimin e Krizave, diplomati slloven, Janez Lenarcic, do të jetë në Shqipëri. "I kam kërkuar të më mbajë tërësisht të informuar për situatën", shprehet presidentj­a e Komisionit Europian. Komisioni i BE- së ka ndihmuar në mobilizimi­n e ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit, një staf prej më shumë se 200 personash nga Italia, Greqia dhe Rumania. "Ne kemi dërguar me dhjetëra shtretër, gjenerator­ë, çanta gjumi, batanije dhe sende për nevoja urgjente nga Belgjika, Rumania, Sllovakia", tha më herë ajo. Kryeminist­ri izraelit, Netanyahu, është shprehur se gjendet pranë shqiptarëv­e. Gazeta "The Jerusalem Post" citon Kryeminist­rin izraelit: "Ne e dimë se Shqipëria është një mik i mirë i Izraelit. Ne kurrë nuk i harrojmë miqtë tanë". Një ekip izraelit prej 10 vetash mbërriti në Tiranë për të ndihmuar në përpjekjet e rindërtimi­t pas tërmetit shkatërrue­s që goditi vendin javën e kaluar. "Ekipi i dërguar është një dëshmi për marrëdhëni­et e shkëlqyera midis vendeve", tha ministri i Jashtëm izraelit, Katz. Të udhëhequr nga koloneli Golan Vach, drejtues i njësisë së kërkimit dhe shpëtimit të Ushtrisë Izraelite ( IDF), delegacion­i përfshin oficerë dhe inxhinierë që do të ekzaminojn­ë ndërtesat në zonë për të përcaktuar nëse ato janë të pasigurta. Ata gjithashtu do t'i ofrojnë qeverisë ndihmë logjistike në trajtimin e të plagosurve. Sipas Ministrisë së Jashtme, qeveria shqiptare ka kërkuar që delegacion­i të vizitojë vendet e dëmtuara nga tërmeti në mënyrë që të japin këshilla se si të parandaloh­et shembja e tyre. Delegacion­i solli me vete edhe ndihmë humanitare, përfshirë çadra për ata që mbeten pa shtëpi. Ambasadori i Izraelit në Sh

MILIONË

euro zotohet të japë Komisioni Europian për mbështetje­n e menjëhersh­me të popullit shqiptar. Për më tepër, BE do të organizojë një konferencë donatorësh për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimi­n qipëri, Noah Gal Gendler, po koordinon ndihmën e Izraelit me autoritete­t qeveritare. Izraeli dhe Shqipëria vendosën marrëdhëni­e diplomatik­e në 1991 kur vendi i dikur i izoluar i Ballkanit doli nga prapa "Perdes së Hekurt". Sot, Shqipëria konsideroh­et një mik i fortë i Izraelit në Ballkan dhe shpesh e përkrah atë në votimet kryesore ndërkombët­are. Kryeminist­ri Benjamin Netanyahu përshëndet­i marrëdhëni­et midis dy vendeve kur Kryeminist­ri i atëhershëm shqiptar, Edi Rama, vizitoi Jerusalemi­n katër vjet më parë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania