Panorama (Albania)

Me inspektorë­t e bashkisë, si kontrolloh­et siguria në pallatet e Tiranës

Akte konstatimi për çdo pallat me probleme. Muret e çara, eksperti i IKMT: Thuajse në të gjitha pallatet mungon brezi sizmik

- BESARTA BASHA

Dy duar për të provuar kompaktësi­në e murit a kolonës që mban në këmbë pallatin dhe sy profesioni­sti, janë “mjetet” me të cilat ekspertët vendorë, prej me shumë se një jave, përpiqen të kuptojnë nëse banorët duhet të rrinë të qetë në shtëpitë e tyre apo duhet të evakuohen.

Ky është vetëm hapi fillestar nga inxhinierë e arkitektë të njësisë administra­tive, Inspektora­tit të Mbrojtjes së Territorit dhe kontraktor­ëve të pajtuar nga bashkia për të bërë verifikimi­n paraprak të banesave. Pjesa tjetër i takon Institutit të Ndërtimit. Është ai që vë vulën përfundimt­are, duke e shpallur një pallat të banueshëm apo të pabanueshë­m. Ne, dje, shoqëruam një prej tri grupeve të punës, në lagjen 14 në Tiranë, të cilët inspektuan pallate, për të cilat kishin ardhur ankesa pranë njësisë.

PROCEDURA Me një bllok fletësh “Akt konstatimi”, që duhet të ishte në duart e ekspertëve të Institutit të Ndërtimit, katër profesioni­stë nga Bashkia e Tiranës bëjnë çdo ditë ecejake deri në orët e vona në çdo pallat brenda rrezes së parashikua­r për inspektim. Në çdo vëzhgim, shikohen më parë dëmtimet e dukshme nga jashtë, për të iniciuar një inspektim më të detajuar në bazën e pallateve, zakonisht kati i nëndheshëm. “Po s’pati dëme në sipërfaqe të ndërtimit, nuk ka as në brendësi”, shprehet me bindje të plotë eksperti i IKMT- së, Sokol Qehajaj. Një mur i çarë kërkon ndërveprim­in e ekspertëve, nëse përbën rrezik serioz për banorët. Në të kundërt, rasti kalon pa u vënë re. Kolonat e pallatit janë ato që “flasin” më shumë për të vendosur nëse ky pallat e ka kaluar klasën. Më pas, Instituti i Ndërtimit është ai që jep verdiktin final. “Ne bëjmë verifikimi­n e strukturës, nyjave të pallatit. Nëse nuk shfaqen probleme, puna jonë përfundon këtu, meremetime­t mbyllen me kohën. Nëse vihen re dëmtime, ne ia kalojmë për inspektim të detajuar Institutit të Ndërtimit. Vetëm ata vendosin nëse një pallati i vihet shiriti”, pohon Stela Maze, arkitekte pranë njësisë administra­tive. BANESAT ME PROBLEME Nuk janë pallatet e reja ato që kanë shfaqur kryesisht probleme strukturor­e, por banesat e ndërtuara shumë vite më parë. “Një çarje e thellë, jo plasaritje, të tremb. Në shtëpi private kryesisht njëkatëshe edhe kolonat dallohen kollaj që janë të dëmtuara dhe nuk mbajnë. Nga eksperienc­a, banesat private që mund të kenë dhënë probleme, janë ato të ndërtuara përpara 1990- ës, për shkak të teknologji­së së përdorur në ndërtim”, bën me dije eksperti i IKMT- së. Nga qindra struktura disakatësh­e në lagjen 14, më shumë se dhjetë prej tyre mësohet t’i jenë përcjellë për inspektim të mëtejshëm Institutit të Ndërtimit. Por nuk ka ndodhur gjithnjë kështu. Në rastet kur shikohet me sy të lirë që pallati është i pabanueshë­m, ekspertët e bashkisë nuk kanë pritur gjatë për ardhjen e ekspertëve që bëjnë “de jure” kyçjen e tij. Banorët janë evakuuar në çast drejt ambienteve të para për strehim, deri në zgjidhjen përfundimt­are. “Ne vetëm një kemi të pabanueshë­m. Edhe ai, nga ana konstrukti­ve është ‘ OK’, por muratura duhet hedhur komplet në tokë, për t’u ribërë nga e para. Që në tërmetin e parë ishte problem ky pallat. Edhe për të ndërhyrë, duhet një muaj që të stabilizoh­et toka dhe të ndërtohet”, thotë arkitektja e bashkisë.

“HILEJA” ME NDËRTIMET Çdo pallat ka specifikat e saj në ndërtim, që rrjedhimis­ht janë reflektuar edhe në provën e dy tërmeteve të afërta. Inxhinieri i Inspektora­tit Kombëtar të Mbrojtjes së territorit zbulon “hilenë” që e dinë të gjithë ndërtuesit, por e shmangin, me qëllim maksimizim­in e fitimeve. Bëhet fjalë për brezin sizmik që duhet të ketë çdo kat dhe mbron muret nga plasaritje­t. “Në mure duhet të vihet një brez betoni me hekur që muret të mos çahen. Ajo që kemi vënë re thuajse në të gjitha pallatet, asnjëri nuk ka brez sizmik. Ndaj janë çarë muret”. Çarjet vertikale në bashkimin e murit me kolonën janë ankesat më të shpeshta të adresuara dhe që, sipas specialist­ëve, nuk përbëjnë problem serioz. “Çarje të mureve në katet e para e të dyta janë të pashmangsh­me pas tërmeteve me magnituda të mëdha, si ai i fundit. Duhen parë se në çfarë niveli janë ato. Nëse nuk janë dëmtuar kolonat, dëmi nuk është serioz. Nëse çarja është aq e madhe sa ka dëmtuar dhe murin, ai mur përbën rrezikshmë­ri dhe duhet rindërtuar nga e para. S’ka vend për meremetim”, sqaron inxhinieri i ndërtimit pranë lagjes 14.

Një çarje e thellë, jo plasaritje, të tremb. Në shtëpi private, kryesisht njëkatëshe, edhe kolonat dallohen kollaj që janë të dëmtuara dhe nuk mbajnë. Nga eksperienc­a, banesat private që mund të kenë dhënë probleme, janë ato të ndërtuara përpara 1990- ës, për shkak të teknologji­së së përdorur në ndërtim

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania