Panorama (Albania)

Lleshaj, sherr me ish- deputeten për pallatin: “Shko gjej punë”

Banorët s’pranojnë të hyjnë në banesa: “Ka dëmtime të shumta”

- LEZHE/ ELVIS HILA

Pallati 12- katësh në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës, ku banon dhe kryebashki­aku Pjerin Ndreu, është inspektuar dje nga ekspertë nga Izraeli.

Në përfundim të inspektimi­t, ata kanë konkloduar se ky objekt ka dëmtime, por nuk rrezikon të shembet. Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u kërkoi banorëve që të rikthehen në banesa pas këtij verifikimi.

“Kam ardhur për të parë edhe njëherë shqetësime­t që kanë ngritur banorët e këtij pallati. Po ta shkurtoja gjithë përkufizim­in e kësaj situate, kësaj i thonë shumë zhurmë për asgjë. Në harkun e 24 orëve janë bërë dy ekspertiza, një nga ekspertë shqiptarë dhe një nga ekspertë izraelitë dhe konkluzion­i është i njëjtë, pallati nuk ka asnjë problem me sigurinë e tij. E gjithë zhurma e ngritur është një “shumë zhurmë për asgjë”, dhe me këtë rast, dua t’i ftoj të gjithë banorët e pallatit që të kthehen në shtëpitë e tyre, t’i kthehen jetës normale dhe të na lënë mundësi të merremi me problemet e shumta që ka në vendet e tjera. Problemet nuk janë në këtë pallat. Probleme ka shumë, tërmeti ka krijuar shumë probleme, por jo këtu. Problemet janë gjetiu, janë në Laç, janë në Durrës, janë në Thumanë e të tjera. Këtu njerëzit duhet të kthehen në jetën e tyre të përditshme, sepse nuk ka asgjë për t’u shënuar dhe asgjë për t’u shqetësuar”, u shpreh Lleshaj.

Më tej, ministri shtoi se askush nuk duhet të përhapë panik dhe u bëri apel qytetarëve që të mbyllin veshët për çdo lajm të pavërtetë.

“Nuk ka asnjë problem me sigurinë e këtij pallati të certifikua­r dy herë brenda 24 orëve dhe banorët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre. Dhe ju lutem të gjithë atyre që po e përdorin këtë kohë për të bërë zhurmë, të mos bëjnë zhurmë kot. Ata që kanë mundësi për të ndihmuar, le të bashkohen me forcat që po ndihmojnë, ashtu siç kanë ardhur njerëz e ekspertë nga gjithë bota, për të na ndihmuar. Lus të gjithë ata që kanë mundësi për të na ndihmuar, të ndihmojnë dhe lus të gjithë ata që nuk kanë ndërmend të na ndihmojnë, të paktën të heshtin dhe të mos përhapin as panik, as të mos ngatërrojn­ë. Kjo është ajo që kërkohet. Ose të ndihmojnë, ose të tërhiqen dhe të mos ngatërrojn­ë njerëzit.

Vëllezër e motra, të gjithëve ju ftoj edhe njëherë: Kthehuni në shtëpitë tuaja, pallati është i qëndrueshë­m, i konfirmuar dy herë, nga dy palë ekspertësh, shqiptarë dhe izraelitë! Ju ftoj të ktheheni në shtëpitë tuaja dhe mbyllni veshët për çdo njeri që përhap lajme të pavërteta dhe të pasakta”, tha Lleshaj. Por, pavarësish­t deklaratës

bërë nga ministri i së

Brendshëm, kjo gjë nuk i ka qetësuar banorët e pallatit 12katësh. Ata kanë ngritur pikëpyetje për ekspertizë­n e kryer dhe i kanë kërkuar ministrit që të japë garanci me shkrim për pallatin.

“Nuk jam fare i bindur se ky objekt nuk ka probleme. Ka dëmtime të shumta edhe në strukturë. Nuk mund të jetoj këtu, pasi nuk inspektohe­t pallati vetëm me një çekiç. Të vinë këtu inxhinierë­t dhe të vënë firmën që të na thonë që është i sigurt, por jo me fjalë. Prej 1 jave jemi në panik dhe nuk po qëndrojmë në shtëpitë tona nga frika”, thotë Klajti Reçi, banor i pallatit.

Ndërkohë, në përfundim të fjalës së tij, Lleshaj pati një debat me ish- deputeten e PDsë, Lindita Metaliaj, e cila tha se ministri duhet t’u kërkojë falje lezhjaneve për fyerjet dhe sjelljet arrogante të një ditë më parë. Por, si përgjigje, Lleshaj zgjodhi sërish arrogancën.

Pallati 12- katësh në Lezhë, i cili është ndërtuar gjatë viteve të fundit, ka pësuar dëmtime të shumta nga tërmeti i 26 nëntorit, duke sjellë panik te banorët. Mbrëmjen e së martës pati një debat për këtë pallat edhe mes përfaqësue­sve të bashkisë dhe ministrit Sandër Lleshaj, pasi inxhinierë­t e bashkisë u kishin kërkuar banorëve që mos të qëndrojnë në banesa.

 ??  ?? Momenti i debatit mes Sandër Lleshajt dhe ish- deputetes së PD- së, Lindita Metaliaj
Momenti i debatit mes Sandër Lleshajt dhe ish- deputetes së PD- së, Lindita Metaliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania