Panorama (Albania)

Dëshmia, si u ndërtuan dy pallatet e Thumanës dhe materialet që u përdorën

"Cilësia e dobët dhe mungesa e materialev­e të ndërtimit që u përdorën në ato dy pallate, çoi në shembjen e tyre nga tërmeti"

-

"E mbaj mend shumë mirë se u bë zhurmë e madhe që ato dy pallatet e Thumanës të mbaronin në afat dhe për vitin e ri 1989 duhej të dorëzohesh­in nga ndërmarrja jonë, pasi nga Komiteti i Partisë së rrethit Krujë, ishte dhënë urdhri i prerë që për vitin e ri, banesat duhet të ishin të mbaruara dhe njerëzit të futeshin brenda në shtëpitë e reja.

Dhe kështu ndodhi, ato u bënë si u bënë dhe urdhri i Partisë u zbatua. Por cilësia e tyre ishte skandaloze dhe i dha ' frytet' e hidhura tani, me këtë tërmet që ra më 26 nëntor". Njeriu që flet dhe dëshmon është Mark Aliaj, ish- i burgosur dhe i përndjekur politik, i cili tregon lidhur me ndërtimin e dy pallateve të Thumanës, që u shembën para disa ditëve nga tërmeti i 26 nëntorit, duke zënë nën rrënoja dhjetëra banorë të tyre dhe mbi 22 viktima. Mark Aliaj, i cili pas viteve ' 90- të ka shërbyer edhe si drejtor ndërmarrje­je në qytetin e Laçit, shef administra­te në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë dhe si nënkryetar i Bashkisë së Mamurrasit për disa vjet, sjell për "Memorie. al" edhe një histori të shkurtër të jetës së tij dhe bashkëvuaj­tësve të burgosur politikë, në punën e madhe që ata bënë për ndërtimin e shumë veprave bonifikues­e. Një ndër to, këneta e Thumanës, ku ai vuajti dënimin pas tentativës për arratisje, por dhe në ndërtimin e shumë veprave industrial­e dhe pallateve të banimit, për të cilat ai shprehet se tërmeti i 26 nëntorit nuk u shkaktoi asnjë problem.

Zoti Mark, cila është lidhja juaj me Thumanën dhe kur e keni parë për herë të parë atë qytezë?

Unë në Thumanë kam shkuar që i vogël me prindërit e mi, pasi ne kemi banuar në periferi të Mamurrasit, në skajin jugor të saj, ku vazhdojmë të banojmë aktualisht dhe Thumanën e kishim shumë afër. Pra, nisur nga ky fakt, Thumanën dhe banorët e saj i kishim dhe i njihnim mirë, gati si ata të Mamurrasit, por me atë vend mua më lidhin edhe shumë gjëra të tjera, pasi aty kam filluar punë për herë të parë, në vitin 1958, si ndihmës, me disa inxhinierë hungarezë që punonin për projektimi­n e kanaleve dhe veprave të tjera, që duheshin për bonifikimi­n e tharjen e kënetës së Thumanës. Po përveç kësaj, aty në tharjen e asaj kënete kam punuar edhe si i dënuar politik, pasi u arrestova. Kur dhe përse u arrestuat? Unë jam arrestuar për tentativë arratisjej­e së bashku me dy shokë të mi, më 24 prill të vitit 1958, pasi na kapën diku afër Shkodrës dhe na sollën në degën e Punëve të Brendshme të Krujës, prej nga varej asokohe administra­tivisht Mamurrasi, ku banonim unë me dy shokët e mi.

Si e kujton kampin e Thumanës dhe kur u hap për herë të parë ai kamp të burgosuris­h?

Kampi- burg i Thumanës quhej "Reparti ushtarak 309" dhe ai kamp u vendos aty diku nga viti 1958, pasi u zhvendos nga Tërbufi ku të dënuarit politik kishin punuar për tharjen e kënetës me të njëjtin emër në fushën e Myzeqesë. Pra, i gjithë kampi, me të dënuar dhe policë e ushtarë që kishte qenë në Tërbuf, u zhvendos aty në Thumanë, pasi pak a shumë do të bëhej e njëjta punë që ishte bërë në Tërbuf. Barakat, apo siç u thoshim ne, kapanonet e kampit ku do sistemohes­hin të dënuarit politikë, u ngritën diku në vendin e quajtur "Kroi i sertë", që ndodhet fare afër lumit të Drojës, në fshatin Bushnesh, dhe ato u ndërtuan me dërrasa të mbuluara me katroma. Aty ishim rreth 750 të burgosur politik, të ndarë në brigada pune, ndërsa ushtarë dhe policë që na ruanin, ishin rreth 150 vetë që bënin shërbim brenda dhe jashtë rrethimit me tri palë tela me gjemba, që kishte kampi rreth e rreth.

Cila ishte puna që kryenit aty? Puna që bënim ishte një torturë më vete, pasi një i burgosur duhet të hapte një kanal, duke zhvendosur 17 metër kub dhe, apo më saktë, baltë e llucë, se ashtu ishte i gjithë vendi aty, kënetë dhe moçalishte. Dhe në rast se nuk e realizoje normën, nuk të jepej ushqimi dhe të fusnin në birucë si dënim për mos realizim norme. Puna ishte një tmerr i vërtetë, si në dimër që ishte shumë i ashpër, ku kishte ngrica dhe shpesh na duhej të thyenim akullin që të hapnim kanalin, po ashtu dhe vera ishte e nxehtë e na piqte dielli. Mjetet e vetme të punës ishin lopata, bela, kazma dhe karroca e dorës.

A kishte të dënuar që humbën jetën aty apo në spital të burgut?

Po, ka pasur, plot ka pasur fatkeqësis­ht dhe emrat e tyre ne që shpëtuam gjallë nga ai ferr, i kemi bërë publik në shtyp dhe në libra që kemi shkruar pas viteve ' 90- të. I kemi të gjithë emrat e tyre dhe këto ndodhen edhe në dokumentet zyrtare për marrjen e dëmshpërbl­imit etj.

Është thënë se ndërtimet e para të banesave në qytezën e Thumanës u ndërtuan nga të burgosurit politikë të atij kampi…

Po, është më se e vërtetë, shtëpitë e para për të ardhurit në qytezën e Thumanës u ndërtuan në vitin 1959 nga të burgosurit politikë të atij kampi. Në atë kohë, Ministria e Brendshme lidhte kontrata me ndërmarrje që bënin ndërtime dhe aty dërgoheshi­n të burgosurit për të shfrytëzua­r krahun e punës dhe të ardhurat nga puna e tyre i kalonin Ministrisë së Brendshme ( Kështu na thuhej ne në atë kohë, por pak rëndësi ka ajo gjë se ku dhe si shkonin të ardhurat, pasi e rëndësishm­e është puna që bënin të burgosurit e ndërgjegje­s). Kështu u ndërtuan dhe banesat e para në Thumanë nga ne të burgosurit politikë, të cilat u bënë njëkatëshe prej pupuliti dhe të mbuluara me eternit. Aty u strehuan dhe familjet e para të të ardhurve që ishin kryesisht nga fshatrat e thella të Korçës dhe të Skraparit, ku shumë prej tyre gjenden akoma dhe sot në ato shtëpi.

Po përveç atyre shtëpive, ku punuan të burgosurit e kampit pasi mbaroi tharja dhe bonifikimi i kënetës së Thumanës?

Pasi mbaroi bonifikimi i kënetës së Thumanës, kampi i të burgosurve u zhvendos në fshatin Gjorm të Laçit, apo më saktë në fshatin Sanxhak, që ndodhet vetëm 3 km larg qytetit të Laçit, që në atë kohë ishte një fshat i vogël me disa shtëpi, ku ne të burgosurit punuam për ndërtimin e banesave të kampit të ri ku do banonin oficerët. Po kështu, në atë kohë, të burgosurit politikë të Kampit të Gjormit, ndërtuan dhe 12 pallatet e para në qytetit të Laçit ku u sistemuan edhe familjet e para që populluan në atë kohë dhe më pas atë qytezë ku vetëm 3 km më larg, në anën veriperënd­imore të tij, një kamp tjetër i të burgosurve ( që ishte zhvendosur nga kampi i Rubikut) punoi për disa vjet me radhë për ndërtimin e Uzinës së Superfosfa­tit, e cila u inaugurua me bujë të madhe nga udhëheqja e lartë e PPSH- së në vitin 1967, ku morën pjesë pesë a gjashtë anëtarë të Byrosë Politike.

Po te dy pallatet në Thumanë që u shembën nga tërmeti i 26 nëntorit, a keni punuar ju?

Kam punuar dhe i mbaj mend shumë mirë kur janë ndërtuar, diku aty nga viti 1987- 1988 apo dhe kanë përfunduar më mos gaboj pak më vonë, nga ' 89- ta.

Meqë jemi te kjo pikë që paraqet mjaft interes për lexuesin, a mund të na thoni diçka më shumë si i kujtoni ndërtimet e tyre. Pra, a mund të na jepni disa detaje më të hollësishm­e rreth ndërtimit të tyre?

Patjetër, me aq sa di dhe sa mbaj mend, do përpiqem t'ua shpjegoj. Ndërtimi i tyre, që siç thashë pak më lart, filloi diku aty nga viti 1987, në atë periudhë kohe kur shteti shqiptar kishte shkuar në pikën zero. Pra, në atë kohë kishte shumë mungesa në të gjitha fushat e ekonomisë shqiptare, gjë e cila

E mbaj mend shumë mirë se u bë zhurmë e madhe që ato të mbaronin në afat dhe për vitin e ri 1989, në mos gaboj, ato duhej të ishin të mbaruara. Nga Komiteti i Partisë së rrethit ishte dhënë urdhri i prerë që për vitin e ri, banesat duhet të ishin të mbaruara dhe njerëzit të futeshin brenda në shtëpitë e reja. Dhe kështu ndodhi, ato u bënë si u bënë dhe u mbaruan për vitin e ri. Por cilësia e tyre ishte skandaloze dhe i dha "frytet" e hidhura tani, me këtë tërmet që ra më 26 nëntor.

 ??  ?? Mark Aliaj, ish- i burgosur dhe i përndjekur politik
Mark Aliaj, ish- i burgosur dhe i përndjekur politik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania