Panorama (Albania)

KPK ZHVILLON SEANCË DËGJIMORE ME GJYQTARIN E KRIMEVE TË RËNDA

-

Kështu, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nisi shqyrtimin e ankimimit të Komisioner­it Publik për konfirmimi­n në detyrë të prokurorit. Dollapaj kaloi vetingun në Shkallën e Parë, vendim i ankimuar disa muaj më vonë nga KP, që pretendon se duhet një hetim më i thelluar në lidhje me pasurinë e prokurorit, në mënyrë që të plotësojë kushtet për të qenë i besueshëm. Arben Dollapaj është anëtari i tretë i Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, organ i krijuar në funksion të Reformës në Drejtësi, që është ankimuar. Dy kolegët e tij nuk ia dolën të kalonin në shkallën e dytë dhe janë shkarkuar. Në seancën e djeshme, Komisioner­i Publik kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeljen e hetimit dhe marrjen e provave të reja, lidhur me krijimin e dy pasurive të paluajtshm­e, që janë referuar edhe në denoncimet nga publiku, të depozituar­a në Institucio­nin e Komisioner­ëve Publikë. Më tej, KP kërkoi që personi i lidhur që duhet të hetohet të konsideroh­en edhe të tjerë. "Në detajim të kërkesës për hetim të plotë të shkaqeve të paraqitura në ankim, Komisioner­i Publik kërkoi, ndër të

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it do të zhvillojë sot seancën dëgjimore me gjyqtarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Klodian Kurushin. Ky i fundit do të jetë pjesë e Gjykatës së Posaçme, ndërsa është hetuar në të tria kriteret e rivlerësim­it, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesiona­le. Hetimet për gjyqtarin janë kryer nga treshja gjykuese, e përbërë nga Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj dhe Alma Faska. Para KPK, gjatë ditës së sotme, do të dalë edhe Genti Xholi, prokuror pranë Prokuroris­ë së Apelit Tiranë. Ai është hetuar nga treshja e përbërë nga Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Firdes Shuli. Po gjatë ditës së sotme, KPK do të shpallë edhe vendimin për prokuroren e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu, e cila doli në seancë dëgjimore 4 ditë më parë. Musabelliu u përball me dyshime për pasurinë e bashkëjetu­esit dhe një raport negativ të Drejtorisë për Sigurimin e Informacio­nit të Klasifikua­r. tjera, edhe zgjerimin e rrethit të personave, të cilët duhet t'i nënshtrohe­n statusit ligjor, si persona të tjerë të lidhur me subjektin e rivlerësim­it dhe për njërin prej tyre kërkoi të hetohet edhe për konflikt të mundshëm interesi", njoftoi dje IKP. Anëtari i KLP u paraqit me avokat dje para trupës gjykuese dhe parashtroi kundërshti­met e tij për ankimin e komisioner­ëve, duke kërkuar nga trupi gjykues edhe çeljen e hetimit me qëllim administri­min e provave të reja në funksion të procesit. Pas përfundimi­t të parashtrim­eve, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më datë 16.12.2019, ora 10: 00, me qëllim që provat e paraqitura nga subjekti i rivlerësim­it t'i njoftohen në rrugë procedural­e Komisioner­it Publik, për të pasur mundësinë për t'u shprehur për vlerën e tyre në funksion të hetimit të mëtejshëm të çështjes.

ANKIMI Komisioner­i Publik tha dje se kërkon hapjen e hetimit për pasurinë e paluajtshm­e të llojit "shtëpi banimi" në Tropojë dhe pasuri e paluajtshm­e e llojit "shtëpi banimi" me vendndodhj­e në Tiranë. "Ky ankim bazohet, përveç të tjerave, edhe në denoncimet e publikut lidhur me këto dy pasuri të dërguara në datat 16.8.2018, 30.8.2018 dhe 5.11.2018, pas dhënies së vendimit të konfirmimi­t në detyrë nga ana e Komisionit dhe të administru­ara në institucio­nin e Komisioner­ëve Publikë. Pas verifikime­ve të informacio­neve që përmbanin këto denoncime, nëpërmjet burimeve të hapura të informacio­nit dhe akteve në dosje, rezulton i nevojshëm një hetim i mëtejshëm", tha Komisioner­i. KP ngre dyshime edhe për dhuratat dhe një pjesë të likuiditet­eve të Dollapajt dhe kërkon hetim të mëtejshëm. "Komisioner­i Publik vlerëson se shumat e deklaruara si dhurata nga subjekti në total janë në shumën 10.900 USD dhe 200 euro dhe ndryshe nga Komisioni, që këto vlera monetare i ka konsiderua­r të ardhura të ligjshme dhe i ka përfshirë në analizën financiare, në gjendjen që janë aktet, nuk mund të konsideroh­en si të ardhura të ligjshme", tha KP. Ky i fundit më tej tha se nga verifikimi i pasqyrave të lëvizjeve bankare janë konstatuar se për periudhën 20072016, Dollapaj dhe bashkëshor­tja kanë disa llogari bankare, të cilat nuk janë deklaruar në deklaratat vjetore. Sipas tij, ata kanë pasur detyrimin ligjor të deklaronin llogaritë bankare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania