Panorama (Albania)

Arrestohet i riu, bastisi shtëpinë e kushëririt

Ngjarja para një muaji në Kamzë, u vodhën 2 milionë lekë

-

Një 25- vjeçar me dy kushërinjt­ë e tij adoleshent­ë kanë bashkëpunu­ar për t’i vjedhur shtëpinë një tjetër të afërmi në zonën e Kamzës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur para një muaji, por është zbuluar pas hetimeve proaktive, që kanë përdorur specialist­ët e Hetimit të Krimeve në Komisariat­in nr. 5. Ata kishin arritur të merrnin 2 milionë lekë të rinj në banesën e kushëririt të tyre, para që i kishin shpenzuar në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin. Në përfundim të veprimeve hetimore, oficerët e Komisariat­it nr. 5 arritën të dokumenton­in ngjarjen, me prova ligjore dhe vunë në pranga njërin nga të dyshuarit. Ndërsa dy të tjerët, të cilët sipas burimeve kishin pasur rol informues, por edhe për shkak të moshës së mitur, u vendos që të procedohen në gjendje të lirë. Policia tha dje se ka arrestuar 25- vjeçarin me inicialet A. Q., ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë dy kushërinjt­ë e tij, shtetasin G. Q., 15 vjeç, dhe shtetasen A. Q., 14 vjeçe, banuese në Kamzë. Ngjarja për të cilën ata akuzohen, ka ndodhur më 6 nëntor të këtij viti, në shtëpinë e shtetasit me iniciale Xh. Q., në Kamzë, ku dyshohet se kanë vjedhur 2 milionë lekë të rinj. Tre të dyshuarit, sipas burimeve, kanë pasur informacio­n se në shtëpinë e të afërmit të tyre kishte një shumë të madhe parash dhe kanë organizuar planin për të hyrë në shtëpi, në kohën që ai nuk ndodhej brenda. “Finalizohe­t operacioni policor i koduar ‘ Cousins’, i ndjekur me metoda proaktive, për zbardhjen e vjedhjes të ndodhur më datë 6 nëntor 2019, ku në banesën e shtetasit Xh. Q., u vodhën 2 milionë lekë të rinj. Vihet në pranga një shtetas dhe dy të tjerë procedohen në gjendje të lirë. Shërbimet e Komisariat­it të Policisë nr. 5 finalizuan me metoda proaktive operacioni­n policor të koduar ‘ Cousins’, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi A. Q., 25 vjeç, banues në Kamzë ( kushëri i pronarit të banesës së vjedhur, shtetasit Xh. Q.,), si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit G. Q., 15 vjeç dhe A. Q., 14 vjeçe, banuese në Kamzë. Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedural­e të kryera ka rezultuar se në datë 6 nëntor 2019, këta tre shtetas në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh. Q., ku kanë marrë 2 milionë lekë të rinj. Materialet iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ‘ Vjedhje e kryer në bashkëpuni­m’”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

 ??  ?? Komisariat­i i Kamzës
Komisariat­i i Kamzës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania