Panorama (Albania)

Përplasen makinat, në gjendje kritike 22- vjeçarja

Tre të plagosurit e tjerë jashtë rrezikut, mjekohen në Shkodër

-

SHKODER - Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër- Koplik. Ka qenë ora 16: 10, kur dy automjete janë përplasur në fshatin Vrakë duke lënë katër persona të plagosur. Të dëmtuarit janë Rovena Mustafa, 22 vjeçe, banuese në Koplik të Malësisë së Madhe, Egzon Çokaj, 25 vjeç, banues në fshatin Grudë- Fushë të Malësisë së Madhe, Gjon Ivanaj, 23 vjeç, banues në fshatin Vrakë në Malësinë e Madhe dhe Ermal Malaj, 23 vjeç, banues në fshatin GrudëFushë, po në Malësinë e Madhe. Dy mjetet janë përplasur kokë më kokë me njëri- tjetrin, duke bërë që drejtuesit e tyre dhe dy pasagjerët e tjerë në secilën prej makinave të marrin plagë të shumta. Menjëherë në vendngjarj­e ka mbërritur një ambulancë e Spitalit Rajonal të Shkodrës, duke bërë të mundur transporti­min e katër të plagosurve drejt urgjencës. Fillimisht u mendua se të katër të aksidentua­rit ndodheshin në gjendje të rëndë nga përplasja e fortë e dy mjeteve, por pas ekzaminime­ve të para rezulton se vetëm 22vjeçarja Egzona Mustafa ndodhet në gjendje kritike pasi ka marrë dëmtime të rënda në disa pjesë të trupit. Menjëherë, e aksidentua­ra që ndodhej në gjendje kritike, është transportu­ar me një ambulancë të Spitalit Rajonal të Shkodrës drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializu­ar. Ndërkohë, sipas burimeve spitalore, tre të aksidentua­rit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën, por sërish nën kujdesin e mjekëve, sepse situata e tyre mund edhe të përkeqësoh­et nga plagët që kanë në trup. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e Policisë, të cilët kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin Shkodër- Koplik.

Burime pranë Policisë bëjnë me dije se shkak i aksidentit është shpejtësia përtej normave të lejuara. s. n

 ??  ?? Një nga automjetet e aksidentua­ra
Një nga automjetet e aksidentua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania