Panorama (Albania)

“SHBA, kundër shkëmbimit masiv të popullatës dhe hartës” MINI- SHENGEN

Kosnett: Qeveria do jetë efikase, Lista Serbe s’mund të injorohet

-

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett, e ka vlerësuar Kryeminist­rin e ardhshëm të Kosovës si një njeri shumë inteligjen­t dhe të pjekur.

Në një intervistë për “Express” në Kosovë, ai ka sqaruar mirë pozicionin e SHBA në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka hedhur poshtë zërat se Amerika po nxit shkëmbimin e kufijve. Sa për qeverinë e re të Kosovës, Kosnett tha se ka bindjen se Albin Kurti dhe Isa Mustafa do të gjejnë konsensus për të krijuar një qeveri efikase, si dhe ka theksuar faktin që Lista Serbe nuk mund të injorohet. Sa për zgjedhjet e 6 tetorit, “Nuk do të thosha se ishin të përkryera. Ne kishim disa raportime shqetësues­e për përfshirje­n e disa partive në frikësim dhe sjellje të pahijshme, por le të flasim për anën pozitive. Ambasadori shprehu bindjen se LDK- ja dhe Vetëvendos­ja do të arrijnë të gjejnë kompromis. PROBLEMET ME LISTËN

SERBE Me gjithë deklaratat e Albin Kurtit se nuk do ta përfshijë Listën Serbe në qeveri, ambasadori Kosnett tha se “Lista Serbe është një realitet politik... Unë besoj shumë se z. Kurti e kupton mirë Kushtetutë­n e Kosovës... Kështu që besoj se ai duhet të flasë me shumë politikanë serbë të Kosovës, përfshirë këtu edhe Listën Serbe, dhe ta gjejë rrugën më të mirë”. Ambasadori shtoi se “Ka pasur raportime të besueshme që na kanë shqetësuar lidhur me sjelljen jo të duhur të Listës Serbe dhe frikësimit të të tjerëve. Mund të harxhojmë kohë duke folur për këto, por çka mendoj se është e rëndësishm­e të kuptohet, është se Lista Serbe nuk mund të injorohet. Është realitet politik që ka mbështetje të fuqishme. Jo 100 për qind të mbështetje­s, por mbështetje të madhe nga serbët e Kosovës... Po, Beogradi ka shumë ndikim në Listën Serbe... Por, nëse Kosova vërtet e ndërton një të ardhme ku secili qytetar të ndihet se ka hise në këtë shtet, ku zërat e tyre dëgjohen, atëherë ata do të shikojnë më pak nga shtetet fqinje për orientim politik”. VLERËSIMI PËR KURTIN

I pyetur për qëndrimin interesat në Kurtit kundër marrëveshj­es së Rambujesë, kundër pakos së Ahtisaarit, kundër Asociacion­it dhe Demarkacio­nit dhe sulmin fizik ndaj ish- ambasadore­s amerikane, Tracey Ann- Jacobson nga aktivistë të VV- së gjatë një proteste, ambasadori Kosnett u shpreh se mendon që Albin Kurti ka ndryshuar. “Ai është njeri shumë inteligjen­t dhe shumë i pjekur. E ka bërë të qartë se Vetëvendos­je e ka lënë dhunën politike në të kaluarën. Nuk kam asnjë dyshim se z. Kurti kur të bëhet Kryeminist­ër do të ndërtojë një marrëdhëni­e profesiona­le dhe konstrukti­ve edhe me Presidenti­n Thaçi ( me të cilin aktualisht nuk flasin)”, u shpreh Kosnett. Duke folur më gjerësisht mbi dialogun, ai tha se “puna që është bërë deri tani mes Presidenti­t Thaçi dhe Presidenti­t Vuçiç nuk duhet të injorohet dhe të hidhet anash... Unë mendoj gjithashtu se është e rëndësishm­e që qeveria t’i marrë parasysh qëndrimet e një mase të gjerë të qytetarëve të Kosovës. Jo vetëm të partive politike, por edhe të shoqërisë civile, organizata­ve, qytetarëve të zakonshëm”. KORRIGJIMI I KUFIJVE

Një nga çështjet më të rëndësishm­e për të cilat foli ambasadori amerikan në atë intervistë, ishte sqarimi i SHBA për idenë e korrigjimi­t të kufijve. Kosnett tha se nuk ka pasur asnjë propozim zyrtar as nga Vuçiç dhe as Thaçi për shkëmbim të tokës. “Disa njerëz e kanë interpretu­ar sikur amerikanët aktivisht e kanë shtyrë idenë e shkëmbimit të territorev­e, gjë që kurrë nuk ka qenë e vërtetë. Gjithashtu, do të kthehem te këndvështr­imi im i mëhershëm: çfarëdo marrëveshj­e gjithëpërf­shirëse duhet të jetë e pranueshme për popujt, jo vetëm për liderët politikë. Dhe është e dukshme që ka shumë pak përkrahje në Kosovë për ndryshime të mëdha kufijsh”. Ai foli për diskutimet për shkëmbime dra

“Besoj fuqishëm që Kosova duhet të jetë një pjesëmarrë­se aktive në nismën e fundit të quajtur Mini- Shengen. Shumë njerëz në Kosovë nuk pëlqejnë atë që po dëgjojnë për MiniShenge­nin, por përgjigjja ime për këtë është: dërgojeni një delegacion në takimin e ardhshëm. Vendosni në tavolinë qëndrimet tuaja dhe jepini formë procesit e jo vetëm ta injoroni atë sepse mendoj që shtetet e tjera në rajon e dinë që nuk mund të krijojnë ekonomi rajonale dhe paqe rajonale, duke injoruar ndonjë shtet të rajonit”. matike të popullsive, rivizatim të hartës. “Çka më duhet të them, është se nëse në kuadër të negociatav­e për të gjitha çështjet e ndryshme që dy shtetet duhet të bisedojnë; tregtia, investimet, bashkëpuni­mi në çështjet e zbatimit të ligjit, hetimet, siguria.. në kuadër të këtyre bisedimeve të gjera, nëse Kosova dhe Serbia pajtohen të flasin edhe për shënimin e kufijve, për ndryshime shumë të vogla, ne nuk do të themi prerazi jo, ju nuk mund të flisni për këtë. Palët janë aty për të diskutuar. Por, mendoj që e gjitha ajo që është folur viteve të fundit për shkëmbime masive të popullatës dhe territorit, është e qartë se kjo është çështje që askush në këtë shtet nuk e përkrah dhe kjo është bërë shkatërrue­se nga diskutimi për gjëra pozitive, që do të përmirëson­in raportet me Serbinë”, theksoi ambasadori amerikan.

 ??  ?? Ambasadori Kosnett gjatë intervistë­s
Ambasadori Kosnett gjatë intervistë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania