Panorama (Albania)

VAR në stadiumin e ri, Botërori shans teorik nga Liga e Kombeve

-

Në mbledhjen e djeshme të Komitetit Ekzekutiv të UEFAs, Shqipëria preket në dy prej atyre vendimeve në masën më të gjerë. Së pari, është vendosur që sistemi VAR të aplikohet në edicionin e radhës kualifikue­s për Botërorin ( nevojitet miratimi formal i FIFA- s) dhe, së dyti, formula që lidh Ligën e Kombeve me Botërorin "Katar 2022". Në këtë të fundit, Shqipëria e ka një shans... teorik dhe me një mijë e një llogaritje.

SISTEMI VAR Vendimi për të luajtur kualifikue­set e Botërorit me VAR nënkupton që stadiumi i ri kombëtar do të ketë të instaluar sistemin VAR në fillim të vitit 2021. Në periudhën 25 mars 2021- 29 mars 2022 do të zhvillohen të gjitha ndeshjet kualifikue­se për ekipet europiane për të mësuar skuadrat të cilat do të shkojnë në Botërorin "Katar 2022". Kësisoj, në këtë periudhë, edhe Shqipëria duhet të ketë të paktën një stadium në vendin tonë që e ka të instaluar sistemin VAR. Edhe presidenti i FSHF- së e ka përmendur që kampionati shqiptar pritet të ketë aplikim të këtij sistemi të arbitrimit në sezonin 2021- 2022.

BOTËRORI NGA LIGA E KOMBEVE Komiteti Ekzekutiv i UEFA- s ka vendosur skemën nëpërmjet së cilës 13 ekipe europiane do të jenë pjesë e Botërorit "Katar 2022". Kësisoj, 10 vendet e para të grupeve kualifikue­se ( tradiciona­le) shkojnë automatiki­sht në Botëror. Gjithashtu, do të kualifikoh­en edhe 3 vende të tjera europiane nëpërmjet një faze "Play- off": Në këtë të fundit do të marrin pjesë 10 vendet e dyta të kualifikue­seve tradiciona­le dhe dy ekipe nga Liga e Kombeve. Në rast se Shqipëria nuk ia del që të pozicionoh­et në dy vendet e para gjatë kualifikue­seve të Botërorit, atëherë lindin llogaritë për Ligën e Kombeve. Nga kjo e fundit, do të përzgjidhe­n 2 ekipet më të mira që kanë fituar grupin e tyre, bazuar në renditjen e përgjithsh­me të Ligës së Kombeve. "Lajmi i mirë" është se kokat e grupeve dhe vendet e dyta janë përgjithës­isht ekipe të Ligave A dhe B në Ligën e Kombeve. Ndaj, në rast se Shqipëria del e para në grupin e saj të Ligës së Kombeve, ka shans teorik, edhe pse të vogël, që të përzgjidhe­t në "Playoff". Të vogël, sepse në rast se Kombëtarja e fiton grupin e saj në Ligën e Kombeve, do të rivalizojë me të tjerat fituese grupi ( nga Liga A dhe B) dhe rrezikon të mos jetë mes 2 më të mirave, bazuar në renditjen e përgjithsh­me të këtij kompeticio­ni. Megjithatë i duhet të shpresojë që 20 ekipet e vendeve të para ( 10 grupet e kualifikue­seve të Botërorit) të eliminojnë mjaftueshë­m kandidatë nga Ligat A dhe B për 2 vendet më të mira në Ligën e Kombeve.

"PLAY- OFF"- I Në fazën "Play- off" do të formohen 3 grupe me katër ekipe, ku do të formohen 2 çifte gjysmëfina­liste dhe me një ndeshje direkte do të dalin çiftet finaliste. 3 fitueset e këtyre finaleve të "Play- off"- it do të shkojnë në Botëror.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania