Panorama (Albania)

"Nëse Ançeloti s'e do Hysajn, Napoli ta lërë të lirë"

-

Marash Kumbulla me Veronën dhe Thomas Strakosha me Lacion kanë luajtur 5 sfida ndër 14 në Serinë A, njësoj sa Juventusi dhe Udineze, duke ruajtur katërkëndë­shin të paprekur. Statistikë sa pozitive, aq edhe paradoksal­e, sidomos kur lidhet me paraqitjen e kuqezinjve me Kombëtaren.

Shkëlqimi - Thomas Strakosha, Marash Kumbulla dhe disa të tjerë janë duke treguar javë pas jave në Itali se arrijnë që të lënë pas edhe skuadra si Interi, Milani, Roma e Napoli ( 4 ndeshje pa pësuar gol). Mirëpo, Shqipëria e mbylli edicionin kualifikue­s me një ndeshje duke pësuar dy gola nga Andorra ( nuk shënonte në transfertë zyrtare prej 9 vitesh) apo edhe me një ndeshje si ajo në Turqi, duke pësuar gol të tillë në minutë të fundit. Një gol të evitueshëm në Islandë etj.

Paradoksi - Teksa kuqezinjtë pësojnë të tillë gola me Kombëtaren, në letër kemi pa frikë skuadrën më të mirë të mundshme. Paradoksi qëndron pikërisht në këtë fakt. Jo vetëm Strakosha, por edhe Berisha është duke bërë mjaft mirë me SPAL- in në Serinë A. Berat Gjimshiti luan në vazhdimësi me Atalantën, madje ia dolën të merrnin edhe barazim ndaj Sitit në Ligën e Kampioneve. Kastriot Dermaku, si rastësisht, po luan titullar në Serinë A. Elseid Hysaj, me gjithë minutat e pakta, është pjesë e Napolit. Frederik Veseli, gjithashtu, luan në një skuadër italiane si Empoli. E teksa kuqezinjtë e prapavijës janë thuajse të gjithë në shkollën e mbrojtjes, madje shumë prej tyre duke bërë sukses personal edhe me ekipet, Shqipëria mbyll një edicion me shumë gola naivë dhe gatigati të papranuesh­ëm.

Përfundimi - Është pak të thuash se në skuadrën tonë përfaqësue­se ka diçka që nuk shkon. Është thënë shpesh nga ish- trajnerë dhe specialist­ë e analistë që "nuk dimë të luajmë në mbrojtjen me pesë". Mbase,

Mario Xhufredi është gjithmonë e më i drejtpërdr­ejtë me deklaratat e tij. Menaxheri i mbrojtësit Elseid Hysaj ka dalë së fundmi në një deklaratë në mediat italiane, duke komentuar situatën e shkodranit. Ai ka komentuar zgjedhjet që trajneri i napolitanë­ve bën, duke përfshirë në rolet anësore të mbrojtjes futbollist­ë jashtë rolit të tyre. "Ndaj Bolonjës do të ishte më mirë që trajneri të kishte aktivizuar Di Lorencon dhe Hysajn, që skuadra të kishte më shumë balanca. Mirëpo, vendos trajneri dhe shohim përpara. Për Hysajn nuk është vendosur ende asgjë, por nëse Ançeloti nuk e ka në plane dhe vendos ta lërë jashtë, Napoli më mirë ta lërë që të ikë", ka deklaruar Mario Xhufredi. kjo është edhe ajo që nuk shkon në përfaqësue­se. Në fund të një edicioni, ku është eksperimen­tuar mjaftueshë­m, trajneri dhe stafi duhet të paktën ta kenë të qartë çfarë shkon dhe nuk shkon me skuadrën, që viti 2020 ta gjejë ekipin me idenë më të mirë të mundshme taktike për t'u vendosur taktikisht në fushë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania