Panorama (Albania)

Dëmshpërbl­imi, lista me familjet në Tiranë

Bashkia e Tiranës miraton listën me ata që marrin dëmshpërbl­imin e dëmeve nga tërmeti. Thirrja për aplikim për bonus qiraje për banesat e dëmtuara

-

Ndërkohë që po punohet lista e familjeve që mbështeten nga Bashkia e Tiranës pas fatkeqësis­ë natyrore të datës 26 nëntor në kryeqytet, Këshilli Bashkiak tashmë ka kopsitur listën e familjeve që përfitojnë para për të zhbërë dëmin e shkaktuar pas tërmetit të 21 shtatorit.

Një ditë pas miratimit nga këshilltar­ët, Këshilli i Qarkut Tiranë ka miratuar në kohë rekord listën e përfituesv­e. Gazeta zbardh emrat e familjeve që marrin një shumë që varion nga 4.000 deri në 1.290.000 lekë si kompensim për dëmin e shkaktuar nga lëkundjet sizmike. Sakaq, Bashkia e Tiranës ka miratuar vendimin për të mbuluar qiranë për një vit për të gjitha familjet që mbetën të pastreha nga tërmeti i 26 nëntorit. Një ditë më parë, kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, bëri me dije se kanë nisur aplikimet që dje. "Sot në mëngjes ( dje) ishin rreth 300 aplikues, presim edhe 700. Brenda fundjavës do të kemi 1000 familje me pagesën e qirasë. Pra, ata që i kanë pallatet të pabanueshm­e, mirë është të fillojnë të kërkojnë hapësira me qira, që ndërkohë që bëhet aplikimi dhe procedohen paratë, ta kenë idenë e qartë se ku do të banojë me qira. Kjo është më e rëndësishm­e dhe është një ofertë shumë më dinjitoze se sa ndërtesat ku banonin". Mjafton një mjet identifiki­mi, një certifikat­ë e trungut familjar që vërteton numrin e personave në familje, aktin e konstatimi­t nga Instituti i Ndërtimit dhe një numër llogarie të hapur për të përfituar vlerën që varion sipas tabelës përbri shkrimit. Aplikimi dhe dokumentac­ioni i lartpërmen­dur të dorëzohet pranë njësisë administra­tive përkatëse. Njësia, menjëherë brenda një dite pune, përcjellë aplikimin pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimeve Sociale, e cila në bashkëpuni­m me strukturat e tjera, përgatisin menjëherë projektven­dimin për miratim. Bashkia do të mbulojë qiranë sipas vlerës së tregut të lirë për një periudhë njëvjeçare. Që prej të martës së javës së shkuar, grupet e ekspertëve janë në terren për të bërë verifikimi­n e banesave, nëse kanë pësuar ose jo dëmtime, Kreu i Bashkisë u bëri apel të gjithëve që t'u binden autoritete­ve, në rast se kërkohet evakuim.

 ??  ?? Një pallat i dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit
Një pallat i dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania