Panorama (Albania)

Katër ekspertë kontroll në çdo kolonë, si “skanohen” nga inxhinierë­t shtëpitë dhe pallatet e dëmtuara

NJE DITE ME INXHINIERE­T QE KONTROLLOJ­NE PALLATET. LLESHAJ RIKTHEHET NE GODINEN E LEZHES, DJE DEBAT PER ISH- DEPUTETEN

- ETLEVA DELIA

Shtabi i Menaxhimit të Fatkeqësiv­e Natyrore raportoi dje të dhënat e reja nga verifikime­t e kryera në 5 qarqe të vendit. Deri mesditën e djeshme janë konstatuar 1183 shtëpi të shembura në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër. Drejtuesja e Shtabit të Emergjenca­ve, zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda, në daljen e saj të radhës publike në Durrës, raportoi për 1050 banesa të shembura në qytetin bregdetar, 131 në Tiranë dhe 2 shtëpi në Dibër. Sipas Vodës, janë dëmtuar rëndë 5514 shtëpi dhe 3569 janë dëmtuar lehtë. Sa u përket pallateve, duket se dëmtimet më të rënda i ka pësuar kryeqyteti, pasi deri tani janë shpallur të pabanueshm­e 20 godina të tilla. Në total bëhet fjalë për 558 pallate, që kanë marrë dëmtime të rënda, nga të cilat: 35 në Durrës, 461 në Tiranë, 56 në Lezhë, 4 në Kukës, 1 në Dibër dhe 1 në Elbasan. Veç këtyre, janë edhe 337 pallate që rezulton të jenë dëmtuar lehtë. Zv. ministrja Voda deklaroi dje se deri tani janë prishur 27 objekte që ishin shkatërrua­r nga tërmeti dhe konsideroh­eshin të rrezikshme. Prej tyre, 17 janë shembur në Durrës dhe 10 në Thumanë. Tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar edhe 28 shkolla, të konstatuar­a deri tani, 15 kabina elektrike, 146 biznese, si dhe 2 qendra shëndetëso­re.

ROVENA VODA

Zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda, deklaroi dje se, deri në orën 17: 00, në Qarkun e Durrësit janë inspektuar 4151 objekte, nga ku kanë rezultuar 1735 të pabanueshm­e e ndërsa 268 do shemben në ditët në vijim. Në deklaratën për mediat nga Bashkia e Durrësit, Rovenda Voda ka bërë me dije shifrat zyrtare, ku theksohet se 338 persona kanë telefonuar në tre numrat e gjelbër, më specifikis­ht, 142 në Tiranë, 158 në Durrës, 29 në Lezhë dhe 1 në Elbasan. Nga këto telefonata, pjesa më e madhe e tyre, 297, kanë qenë për verifikim dëmesh në banesë. Ndërkohë, për përballimi­n e situatës në terren janë angazhuar mbi 800 punonjës Policie. “Ka filluar prishja e një objekti 4- katësh në zonën e plazhit, tek ‘ Ura e Dajlanit’, Durrës. Vijohet të punohet për prishjen e 1 objekti 3katësh në Shkozet, ( autostradë) Durrës”, tha Voda.

SIGURIA

Menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës u angazhuan për përmbushje­n e detyrimeve ligjore dhe në mbështetje të gjithë institucio­neve në bashkërend­im të plotë me Komitetin Ndërminist­ror të Emergjenca­ve Civile me qendër në

Durrës. Pas punës në terren të ditëve të para për misionet e kërkim- shpëtimit, strukturat e Policisë kanë siguruar rendin në parametra normalë në të gjithë qarkun dhe monitorojn­ë terrenin për parandalim­in e çdolloj ngjarjeje me tendencë ndaj jetës, pronës dhe lirive të qytetarëve. Aktualisht, nga punonjësit e Policisë së Durrësit janë marrë në ruajtje objektet e mëposhtme: 18 pallate të dëmtuara dhe që nuk banon njeri, 3 objekte ku janë vendosur ndihmat, 3 hotele të dëmtuara dhe të pabanuara dhe 4 qendrat e akomodimit në hotele.

 ??  ?? NJE NGA PALLATET E DEMTUARA ( MAJTAS) GRUPI I INSPEKTORE­VE GJATE KONTROLLIT PER DEME
NJE NGA PALLATET E DEMTUARA ( MAJTAS) GRUPI I INSPEKTORE­VE GJATE KONTROLLIT PER DEME
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania