Panorama (Albania)

“S’e harrojmë kurrë ndihmën gjatë Holokausti­t”, flet kreu i ekspertëve izraelitë: Do jemi me ju deri në fund

Kaos në rrugë, për shkak të shembjeve dhe punimeve të IKMT- së

- DURRES/

Banorët po boshatisin shtëpitë e tyre, të cilat janë futur në listën e “zezë” të shembjeve.

Ata po nxjerrin orenditë dhe pajisjet elektrosht­ëpiake, duke i zhvendosur diku tjetër, një pjesë edhe duke i lënë në rrugë. Thuajse në të gjitha pallatet që u është vendosur kryqi i kuq, që do të thotë se janë dëmtuar në strukturë dhe duhet të shemben, ka nisur boshatisja e apartament­eve. Pallateve në fjalë u është vendosur shiriti i sigurisë, çka do të thotë se objekti është shumë i rrezikshëm dhe nga momenti në moment edhe mund të shembet, banorët sfidojnë rrezikun dhe futen nëpër shtëpitë e tyre për të zhvendosur mobilet dhe sendet me vlerë. Qytetarët po përpiqen të shpëtojnë sa të mundin nga pasuria e tyre e vënë me mund e sakrificë. “Ekspertët vendosën kryq të kuq në pallatin tonë, çka do të thotë se ai do të shembet. Në këto kushte, nuk na ngelet gjë tjetër veçse të shpëtojmë sa të mundim nga orenditë dhe pajisjet elektrosht­ëpiake që kemi në shtëpi. Tërmeti na nxori mes katër rrugëve, të paktën të largojmë këto mobilie që i kemi blerë me shumë mundime. Këto mobilie nuk do të përshtaten atje ku mund të jetojmë ne, pasi janë blerë me përmasat e shtëpisë këtu, por gjithsesi na vjen keq t’i lëmë aty, se janë blerë me djersën e ballit dhe me shumë sakrifica”, shprehen banorët e lagjes 5 të qytetit bregdetar, aty ku të paktën katër pallate janë në listën e zezë të ekspertëve që kryejnë akt- ekspertimi­n, duke i klasifikua­r objekte të dëmtuara në strukturë dhe të klasifikua­ra në listën e shembjeve. Dhjetë ditë pas tërmetit që shkatërroi Durrësin, qyteti të jep përshtypje­n e një vendi që është në gjendje lufte. Qytetarët që kërkojnë një strehë për të futur kokën, të tjerë që zhvendosin dhe boshatisin shtëpitë e tyre duke i transferua­r diku tjetër mobiliet. Nga ana tjetër, qytetarë trokasin nëpër dyert e institucio­neve për të gjetur një mundësi për t’u furnizuar me ushqime dhe për të gjetur strehim. Mjete të rënda që kryejnë shembjen e objekteve dhe që kryejnë zhvendosje­n e inerteve. Disa nga ndërtesat shemben me shpërthim tritoli, për të mos rrezikuar banesat përreth. Kjo situatë ka sjellë kaos edhe në trafik, pasi shumë rrugë janë të bllokuara, për shkak të punimeve që po kryen IKMT- ja, që po merret me shembjen e objekteve. Deri më tani janë shembur me anë të shpërthimi­t të komanduar katër objekte, ndërsa ditët në vazhdim kjo metodë do të intensifik­ohet, pasi është shumë efikase. Kjo situatë pritet të zgjasë për muaj e muaj të tërë, pasi tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi pothuajse gjysmën e qytetit. Ndërkohë, edhe më shumë akoma pritet të zgjasë procesi i rindërtimi­t të ndërtesave që do të shemben.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Banorët duke zbrazur banesat e dëmtuara
Banorët duke zbrazur banesat e dëmtuara
 ??  ??
 ??  ?? Godinë e bllokuar, për t’u shembur
Godinë e bllokuar, për t’u shembur
 ??  ?? Orendi të nxjerra nga godinat e dëmtuara
Orendi të nxjerra nga godinat e dëmtuara
 ??  ?? Ndërtesë e shembur dje në Shkozet
Ndërtesë e shembur dje në Shkozet

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania