Panorama (Albania)

Solidarite­ti me urdhër, si shfaqje e shëmtisë së pushtetit

- LUAN RAMA

Ndërsa ditët shkojnë e na largojnë vetëm si...

kohë prej mëngjesit të 26 nëntorit, prej atij çasti kur tërmeti i pamëshirsh­ëm na vrau të gjithëve e rrëmbeu jetën e 51 qytetarëve, kur lëndoi qindra e qindra të tjerë e la në qiell të hapur mijëra prej nesh, nuk ndodh e njëjta gjë me dhimbjen.

Ajo e gjëma e saj na ndjekin pas, bëhen më të pranishme, më të mëdha, më të dukshme, rëndojnë më shumë.

Sepse, nuk është e gjitha ajo që ndodhi vetëm prej natyrës. Shumëçka është pasojë e njeriut, diku prej veprimit e diku tjetër prej mosveprimi­t të tij.

Duke iu rikthyer me kthjelltës­i e në mënyrë racionale periudhës para, gjatë e pas tërmetit, do të gjejmë shumë fakte, ngjarje dhe emra që lidhen me to e që na largojnë nga “makthi i tërmetit”, na japin një pamje përgjithës­isht më reale të atyre që u tallën, që qeshën dhe përqeshën e që harruan përgjegjës­itë që kanë para qytetarëve të vendit të tyre.

Dikush do që ta fshehë e ta hedhë tutje bashkë me mbetjet prej rrënojave edhe talljen a përqeshjen perverse, por morti e dhimbja, plagët e rrënimit, nuk na lënë të harrojmë.

Fjala ngushëllim nuk ka më asnjë vlerë. Sepse nuk ka fjalë që e ngushëllon vdekjen në kësi rastesh.

Miku i mirë, në ditë të vështirë, thotë një shprehje e popullit tonë, që na sjell prej shumë e shumë motesh vlerën e pazëvendës­ueshme të solidarite­tit.

Ndaj, mbi dhimbjen e mortit e plagët e kobit, si gjithherë në traditën shqiptare, u shfaq vëllazëria, u shfaq solidarite­ti.

Solidarite­ti shqiptar është, në fakt, një referencë vlerash shpirtëror­e, është ngjizur në shpirtin shqiptar e është përherë aty, pavarësish­t kohës, regjimit, sistemit a qeverisë.

Ndërkohë që rëndom njerëzit e regjimit, të pushtetit dhe të qeverive stonojnë, shfaqen si mish i huaj në solidarësi­në shqiptare, sepse nuk e ndiejnë, por aktrojnë, shfaqen për në televizion, për në “Instagram” e “Facebook”, duke e lënduar edhe më shumë plagën e shpirtit që dhemb e duke e fyer gjithë solidarësi­në shqiptare.

Solidarësi­a prej nga vjen trajta solidarite­t, nuk ka lidhje me urdhrin. Nuk ka lidhje as me qeverinë, as me pushtetin dhe me politikën jo e jo. Por as me shfaqjet nëpër ekrane dhe grimasat e shëmtuara të atyre që nuk e kuptojnë se sa të neveritshë­m janë bërë, natyrisht që nuk ka lidhje. Ka lidhje me njeriun. Gjithkush e ka ndjerë më shumë se çdo herë tjetër në këto ditët pastërmet se çdo të thotë solidarite­t, ç’do të thotë t’i gjendesh tjetrit në hall e në ditë të vështirë e të bëhesh një me të.

Dhe e them me bindje e krenari atë që të gjithë e dini dhe që e ndieni brenda jush; ky solidarite­t dhe kjo dashuri shqiptare për njëritjetr­in, e merr urdhrin nga zemra, jo nga shëmtia e servilëve të neveritshë­m që gëlojnë prej jargëve të pushtetit. Me shumë korrektesë dhe luajalitet ia kam kërkuar Kryeminist­rit që ta ndalojë shëmtinë e solidarite­tit me urdhër, sepse kjo praktikë është fyese, është e paligjshme, është shfaqje e shëmtisë së qeverisë së tij, fatalisht e ravijëzuar dukshëm si qeveri antipopull­ore. Ende nuk e ka bërë, të paktën formalisht apo sa për fasadë, njësoj siç përdori kryetarin e Bashkisë së Tiranës, teksa e urdhëroi të lyente vetë shkallën e palyer të një pallati, në një kohë kur e gjithë bota shqiptare është në solidarësi të plotë për t’u ringritur e për të shëruar plagët rrënimit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania