Panorama (Albania)

Sejko: Kreditë me probleme u ulën, bankat kanë kapital

“Është ruajtur stabilitet­i monetar, makroekono­mik e financiar”

-

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cilësoi të suksesshme politikat e ndjekura nga institucio­ni që ai drejton. Sipas tij, ato kanë shërbyer në ruajtjen e stabilitet­it monetar makroekono­mik dhe financiar.

SEJKO Gjatë fjalës së mbajtur në Seminarin e 13- të të Kërkimeve Ekonomike në Europën Juglindore, Sejko tha se sektori bankar ka qenë i qëndrueshë­m. Provë për këtë janë reduktimi i kredive me probleme nga njëra anë dhe rritja e kreditimit në anën tjetër. “Bazuar në analiza të kujdesshme dhe rigoroze, politikat tona kanë qenë të suksesshme në ruajtjen e stabilitet­it monetar, makroekono­mik dhe financiar. Me gjithë vështirësi­të e hasura, ekonomia jonë ka regjistrua­r norma pozitive rritjeje dhe sistemi ynë bankar ka qenë i qëndrueshë­m. Sektori bankar është i mirëkapita­lizuar dhe fitimprurë­s, kreditë me probleme janë ulur dhe bankat po vazhdojnë ta mbështesin aktiviteti­n ekonomik me kredi, ndërkohë që menaxhojnë edhe goditjet e mundshme që burojnë nga sektori i jashtëm i ekonomisë”, tha Guvernator­i Sejko.

SEMINARI Seminari i organizuar nga Banka e Shqipërisë për të 13tin vit radhazi, synon të ofrojë një forum për diskutimin e punëve kërkimore më të fundit mbi çështje ekonomike dhe financiare, të nxisë shkëmbimin e pikëpamjev­e midis kërkuesve të Bankës së Shqipërisë, bankierëve qendrorë, komuniteti­t akademik, studiuesve dhe politikëbë­rësve në rajon dhe më gjerë. Guvernator­i shtoi se përveç temave tradiciona­le, këtë vit do të diskutohen edhe kërkime në fusha të reja dhe të rëndësishm­e, siç janë: dixhitaliz­imi i shërbimeve financiare, reformat strukturor­e, ekonomiksi i shërbimit shëndetëso­r dhe ndikimet e tij për objektivat e bankës qendrore dhe mirëqenien kombëtare. Zhvillimet teknologji­ke si dhe ato demografik­e paraqesin disa nga sfidat më të rëndësishm­e për shoqëritë dhe institucio­net tona. Prandaj, është e rëndësishm­e që këto dukuri të studiohen dhe të kuptohen saktë. Gjithashtu, duke marrë shkas nga ndodhitë e fundit, Guvernator­i nënvizoi se në të ardhmen fusha kërkimore e Bankës së Shqipërisë do të thellohet me tej në studimin e impakteve të mundshme, që mund të ketë në stabilitet­in financiar dhe ekonominë në përgjithës­i, goditjet e shkaktuara nga fatkeqësit­ë natyrore. Nga ana e tij, Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Adrian Maître, vlerësoi punën e Bankës së Shqipërisë si dhe bashkëpuni­min me Sekretaria­tin Zviceran të Shtetit për Çështjet Ekonomike ( SECO) dhe Programin e Asistencës Dypalëshe për ngritjen e kapacitete­ve të bankave qendrore ( BÇ) për mbështetje­n e veprimtari­së kërkimore në Bankën e

Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, ambasadori vuri në dukje se bashkëpuni­mi i deritanish­ëm me Bankën e Shqipërisë ka qenë mjaft frytdhënës dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim përmirësim­in e vazhdueshë­m të metodologj­ive dhe produkteve të kërkimit shkencor.

 ??  ??
 ??  ?? Gjatë seminarit të djeshëm
Gjatë seminarit të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania