Panorama (Albania)

SHPENZIMET QË PARASHIKOH­EN PËR VITIN 2020

-

PËR SEKTORIN E ARSIMIT:

Mbështetje e vazhdueshm­e për studentët në kuadër të Paktit me Universite­tin; Tekste shkollore falas për rreth 230- 250 mijë nxënës; Ndërtime të reja apo rikonstruk­sione për mbi 180 objekte arsimore; Transport i 28- 30 mijë nxënësve, djem dhe vajza, që kanë vendbanim mbi 2 km nga shkolla; 1300- 1400 nxënës, djem dhe vajza, të arsimit parauniver­sitar nga shtresat sociale në nevojë me kuotë ushqimore; Uljen e madhësisë së grupeve/ klasave të fëmijëve në kopshte nga raporti aktual mesatar 18 fëmijë për një edukatore në raportin 15 fëmijë për një edukatore, duke siguruar 440 edukatorë shtesë për vitin 2020;

SEKTORI I SHËNDETËSI­SË

Rikonstruk­sionin e 120 qendrave shëndetëso­re për vitin 2020; Ilaçe të rimbursuar­a për 1000 pacientë më shumë se sa vitet më parë; Efektivite­t të shtuar në shërbimet shëndetëso­re ( Reduktimin e kohës aktuale prej 45 ditësh të pritjes për ekzaminime të rëndësishm­e ( rezonancë, skaner) etj; Shërbimi i kontrollit bazë ( check- up) falas për 475 mijë pacientë në vit, 50% burra e 50% gra Shërbim cilësor dhe gjithëpërf­shirës për më shumë se 50% të nënave të reja dhe mbi 80% të foshnjave vajza e djem.

INVESTIMET NË BUJQËSI

1 miliard lekë investime për të mundësuar që programi i infrastruk­turës, ujitjes dhe kullimit të jetë i mundur të parandaloj­ë fatkeqësi

INFRASTRUK­TURA

Në infrastruk­turën rrugore, për periudhën 2020- 2022, synohet kompletimi i disa segmenteve rrugore me financim të brendshëm, si Kardhiq– Delvinë, Elbasan– Banjë, By– Pass Shkodër, By– Pass Tepelenë, një pjesë e mirë e Unazës së Tiranës.

INSTITUCIO­NET E DREJTËSISË

Buxheti 2020do të plotësojë gjithashtu të gjitha nevojat financiare të të gjitha institucio­neve të reja, të krijuara nga paketa e Reformës në Drejtësi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania