Panorama (Albania)

PD, kërkesë qeverisë për Thumanën: Kush i vlerësoi?

“A u verifikuan dy pallatet në Thumanë pas tërmetit të 21 shtatorit”?

-

Partia Demokratik­e i ka dërguar një letër zyrtare qeverisë, ku i kërkon llogari për pallatet e shembura në qytezën e Thumanës, ku pati 24 viktima nga tërmeti i 26 nëntorit.

Letra e PD- së e firmosur nga sekretari i përgjithsh­ëm i kësaj partie, Gazment Bardhi, kërkon informacio­ne në lidhje me gjendjen e këtyre godinave pas tërmetit të 21 shtatorit, nëse atyre i ishte bërë inspektim dhe nëse po, cili ka qenë përfundimi që kishin prodhuar ekspertët. Në letrën e PD- së, theksohet se ky informacio­n kërkohet pas heshtjes së qeverisë në lidhje me këtë çështje. "Pas heshtjes së qeverisë për pyetjet tona publike, sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi, u drejtohet me kërkesë zyrtare për informacio­n qeverisë dhe Bashkisë Krujë për 5 çështjet e mëposhtme: 1. Pas tërmetit të datës 21 shtator 2019, a ka kërkuar zyrtarisht dhe a ka kryer Bashkia Krujë verifikimi­n e sigurisë dhe gjendjes së dy pallateve të shkatërrua­ra në Thumanë nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicio­n dokumentin zyrtar që e provon këtë. A është informuar ose raportuar pranë Komitetit Ndërminist­ror të Emergjenca­ve Civile ( KNEC) për gjendjen e këtyre pallateve? 2. A u verifikuan dy pallatet në Thumanë pas tërmetit të 21 shtatorit? Nëse po, kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata? Lutemi një kopje të aktit të konstatimi­t/ verifikimi­t të hartuar dhe nënshkruar prej tyre. 3. A u lajmëruan banorët për gjetjet e ekspertimi­t/ verifikimi­t? 4. Nëse godinat ishin vlerësuar si të rrezikshme, çfarë masash u morën për strehimin e banorëve dhe ndalimin e hyrjes në ato banesa? 5. Kush lejoi futjen e banorëve në pallatet e shembura në 26 nëntor 2019 dhe mbi çfarë baze u bë kjo?", thuhet në letrën e PD- së. Numri dy i PD- së më herët, dje, në një reagim në "Facebook" akuzoi qeverinë se për ato godina që u shembën nga tërmeti i 26 nëntorit, nuk kishte marrë asnjë masë edhe pse ato ishin dëmtuar nga lëkundja e 21 shtatorit.

BASHA Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ka vijuar takimet e tij me banorët e prekur nga tërmeti. Dje, lideri demokrat ishte në qytetet e Krujës, Durrësit dhe Lezhës, nga ku ka parë nga afër gjendjen e banorëve, të cilëve iu janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit. Kreu i PD- së është takuar edhe me disa pjesëtarë të forcave të Ushtrisë shqiptare, që morën pjesë në operacione­t e kërkim- shpëtimit në ditët e para pas tërmetit. Në këto takime, Basha përsëriti kërkesën e tij që fondi prej 150 milionë eurosh, që është planifikua­r për koncesione­t, t'u jepet banorëve të prekur nga tërmeti. Lideri i opozitës ka përsëritur gjithashtu kërkesën e tij për angazhimin e specialist­ëve në procesin e verifikimi­t të dëmeve në ndërtesat e prekura. "Dhjetëra familje me fëmijë të vegjël në Rrëzë të Krujës kanë mbetur krejt të vetëm në përballimi­n e pasojave që u la tërmeti i javës së kaluar. Për fat të mirë, në këtë fshat nuk pati asnjë viktimë, por pothuajse të gjitha shtëpitë janë të pabanueshm­e. Asnjë masë nuk është marrë për ta. Asnjë ndihmë, asnjë çadër apo ushqim nuk u ka ardhur nga shteti. Duhen hapa konkretë dhe zgjidhje emergjente, sepse gjendja e tyre po rëndohet edhe nga moti i ftohtë. Pa humbur kohë, 150 milionë dollarët që janë ndarë për 10 oligarkë duhet të kalojnë për banorët e dëmtuar nga tërmeti, që sot janë në qiell të hapur. Qeveria duhet të nisë lëvrimin e fondeve për t'u ardhur në ndihmë banorëve në zonat rurale për të cilët është e pamundur zhvendosja, në mënyrë që të nisin riparimin apo rindërtimi­n e shtëpive të shkatërrua­ra", shkruan Basha në rrjetet sociale.

 ??  ?? Basha, dje në Durrës
Basha, dje në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania