Panorama (Albania)

Bonus qiraje për të pastrehët e tërmetit, lista me 554 familjet që përfitojnë

Formulari e dokumentet për të marrë pagesë nga 18- 27 mijë lekë. Veliaj: Aplikimet e hapura, dorëzoni dokumentet pranë njësive.

-

Zbardhen emrat e familjeve të para të pastreha, të cilët përfitojnë bonus të plotë qiraje pas lëkundjeve të forta sizmike, që i ktheu shtëpitë e tyre në të pabanueshm­e.

Vetëm pak ditë pas vendimit për mbulimin e qirasë për banorët e prekur, Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur sërish për të miratuar emrat e aplikuesve, me qëllim që ata ta marrin direkt shumën dhe të futen në banesa të reja. Ndryshe nga mbledhjet e tjera rutinë, hapja e këshillit u bë nga Kryeminist­ri Edi Rama, i cili, pas shumë vitesh, e shkel për herë të dytë këtë sallë, që pas ribetimit të Erion Veliajt kryebashki­ak. Pasi përgëzoi nismën e vendorëve për të strehuar familjet në këtë situatë emergjente, kreu i qeverisë kërkoi procedurë të përshpejtu­ar për lejet e riparimeve dhe çdo projekt meremetimi në qytet. Pasi lexoi një për një emrat e familjeve përfituese, kryetari i bashkisë bëri me dije se procesi i aplikimeve është në vazhdim. "Sot miratojmë 554 familjet e para, që janë rreth 60% e atyre që janë sot në proces evakuimi në Tiranën urbane, plus Kërrabën. Me gjasë do rimbledhim këshillin nesër ( për sot) për ta mbyllur javën me 100% të banorëve që kanë kërkuar strehim dhe kanë marrë përgjigje në kohë rekord nga bashkia", deklaroi Veliaj.

APLIKIMET Në foton krah shkrimit gjendet formulari i plotë me të dhënat që plotësojnë familjet, shtëpia e të cilëve është shpallur e pabanueshm­e. Banorët e akomoduar në kushte emergjence pranë qendrave sociale, palestra shkollash a hotele për shkak se apartament­et e tyre janë shpallur zyrtarisht të pabanueshë­m nga Instituti i Ndërtimit, mund të kërkojnë shtëpi me qira në zonat periferike të Tiranës, vlerën e së cilës e merr përsipër ta paguajë bashkia. Aplikimet mund të bëhen në çdo kohë pranë njësisë administra­tive. Mjafton dorëzimi i katër dokumentev­e, ku të vërtetohet numri i personave brenda një trungu familjar, mbi bazën e të cilit përfitohet pagesa mujore; akti i konstatimi­t të shtëpisë si e pabanueshm­e ( me vulë të Institutit të Ndërtimit); çelja paraprakis­ht e një numri llogarie për derdhjen e të hollave, për të plotësuar formularin e strehimit për përfitimin e pagesës që gjendet në çdo njësi. Deri përpara pak ditësh u deklaruan 1082 familje të pastreha pas tërmetit të fundit, ndërkohë që kryebashki­aku Erion Veliaj deklaroi se institucio­ni që drejton, është gati për të përballuar strehimin e dy mijë familjeve. Lista është në shtim tashmë me dhjetëra familjet që mbeten në qiell të hapur në tre godinat e "Qytetit Studenti", nr. 15, nr. 18 dhe nr. 19. Në pallatet e reja ku do të strehohen të pastrehët pas tërmetit, kjo kategori do të futet në listën e atyre që përjashtoh­en edhe nga taksa e ndërtesës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania