Panorama (Albania)

Prokuroria e Tiranës, hetime për 770 objekte të dëmtuara

- ETLEVA DELIA

Policia e kryeqyteti­t ka kryer veprime procedural­e dhe ka dorëzuar në Prokurori listën me 770 objekte, që janë shpallur të pabanueshm­e nga tërmeti i 26 nëntorit në të gjithë territorin e Qarkut të Tiranës, për të cilat pritet vendimi për prishjen e tyre.

Pjesa më e madhe e këtyre objekteve janë pallate dhe sipas tabelave të përgatitur­a nga Policia e Tiranës, duket se më e dëmtuara nga lëkundjet e forta sizmike ka qenë Bashkia e Vorës. Në territorin që mbulon kjo bashki, janë shpallur të pabanueshm­e dhe pritet që të shemben 371 pallate të ndërtuara para vitit ' 90, 34 pallate të ndërtuara pas vitit ' 90 dhe 194 banesa. Në të gjithë territorin e Tiranës, që përfshin Vorën, Kavajën dhe Rrogozhinë­n, pritet vendimi për shembjen 383 pallateve të ndërtuara para vitit ' 90, 35 pallateve të ndërtuara pas vitit ' 90, 25 pallateve që nuk dihet viti i ndërtimit, 4 shkollave, 320 banesave dhe 3 objekteve të tjera.

SHKRESA E PROKURORIS­E Me anë të një shkrese, Prokuroria e kryeqyteti­t i kërkoi disa ditë më parë Bashkisë së Tiranës, ndër të tjera, edhe lajmërimin e saj në rast të vendimit për shembje. Hetimi në Prokurorin­ë e Tiranës është regjistrua­r për tri vepra penale, "Shpërdorim detyre", "Ndërtim i paligjshëm" dhe "Dhënie ndihme për ndërtim të paligjshëm". "Për nevoja të kryerjes së veprimeve hetimore në funksion të procedimit penal, kërkojmë nga ana juaj të informohem­i duke na vënë në dispozicio­n: Listën e plotë të ndërtimeve ( banesave) të evidentuar­a nga ana juaj si të prekura nga tërmeti dhe për të cilat janë konstatuar dëmtime. Për çdolloj situate, në të cilën është konstatuar dëmtim dhe është vendosur prishja e ndërtimit, të njoftohet paraprakis­ht Prokuroria, e cila vë në dispozicio­n grupin hetimor me kryerjen e hetimeve. Dokumentac­ionin tekniko- ligjor të ndërtesave apo banesave, në të cilat janë konstatuar dëmtime nga tërmeti. Ky informacio­n të na vihet në dispozicio­n brenda datës, 05.12.2019", shkruhet në njoftim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania