Panorama (Albania)

Tiranë, shkollat që nuk çelin dyert më 9 dhjetor

“Sami Frashëri” e pafrekuent­ueshme, i vihet shiriti i sigurisë

-

Gati dyzet shkolla në rang vendi, shumica në Durrës, Tiranë e Krujë janë bërë të pafrekuent­ueshme pas dëmeve të mëdha që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit. Nga këto, vetëm tetë janë në kryeqytet. Pas një javë pezullimi, për arsye sigurie, ato nuk do të hapen as javën e ardhshme. Akt- ekspertiza thotë se kthimi i nxënësve në ato mjedise përbën rrezik. Në tabelën më poshtë gjeni emrat e objekteve arsimore me probleme, bashkë me zgjidhjen e përkohshme që kanë gjetur ekspertët e Ministrisë së Arsimit për nxënësit, të cilët janë adresuar pranë shkollave më të afërta. Për shembull, 1440 nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, ku mësohet të ketë rënë tavani i katit të tretë, do të shpërngule­n te “Qemal Stafa” dhe “Sinan Tafaj”. Kujtojmë që kjo shkollë është rikonstruk­tuar vetëm një vit më parë. Këto janë vetëm të dhënat paraprake, pas shtyrjes disa herë të mësimit nga ana e Ministrisë së Arsimit. Të prekur nga ndryshimet e fundit figurojnë në total 1572 nxënës dhe 123 mësues, të cilat do të transferoh­en në “shkollat pritëse” me një rreze jo më të gjatë se 5 kilometra nga shkolla aktuale. Sidoqoftë, bëhet me dije se verifikime­t e detajuara në terren vazhdojnë ende dhe numri i shkollave mund të rritet në ditët në vijim. Sakaq, MAS po punon për gjetjen e zgjidhjes përfundimt­are për nxënësit e mësuesit e prekur. Të gjitha objektet arsimore i janë nënshtruar ekspertizë­s së inxhinierë­ve të Institutit të Ndërtimit. Në urdhrin për rifillimin e mësimit, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, u ka kërkuar shkollave private të pajisen me akt- konstatimi­n e Institutit të Ndërtimit, si kusht për një proces normal mësimor.

 ??  ??
 ??  ?? Gjimnazi “Sami Frashëri”
Gjimnazi “Sami Frashëri”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania