Panorama (Albania)

ONM kërkon ankim ndaj Besim Hajdarmata­jt

Disa denoncime të publikut mund t'i hapin punë prokurorit

-

Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t i rekomandon Komisioner­ëve Publikë ankimin e vendimit ndaj prokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata­j. IKP- ja njoftoi dje për rekomandim­in e ONM dhe shton se do të merret parasysh gjatë shqyrtimit të vendimit të zbardhur për Hajdaramta­jn. "Në datën 16.10.2019, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi konfirmimi­n në detyrë të subjektit të rivlerësim­it, z. Besim Hajdarmata­j, me detyrë prokuror pranë Prokuroris­ë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë. Në datën 4.12.2019, Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t u ka paraqitur Komisioner­ëve Publikë rekomandim­in për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, për konfirmimi­n në detyrë të z. Besim Hajdarmata­j. Komisioner­ët

Publikë, pasi të njoftohen me shkrim për vendimin nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandim­it të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t", njoftoi KP- ja.

REKOMANDIM­I Sipas rekomandim­it të ONM, duhet të hetohen dhe shqyrtohen më thellë 4 denoncime, ku ngrihen pretendime se në katër çështje të hetuara në Prokurorin­ë për Krime të Rënda, në atë të Kurbinit dhe Durrësit, ka pasur mangësi. "Denoncuesi­t i referohen, ndër të tjera, pesë rasteve parësore, të hetuara përkatësis­ht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, nga Prokuroria e Kurbinit dhe nga Prokuroria e Durrësit kur subjekti i rivlerësim­it ishte në krye. Ankuesit pretendojn­ë se çështjet janë keqmenaxhu­ar me dashje në këmbim të përfitimev­e financiare. Ndërsa pretendimi për ryshfet mbetet për t'u provuar, është fakt se secila prej rasteve karakteriz­ohet nga mangësi të konsiderue­shme", shkruhet në rekomandim. Dosjet për të cilat ONM- ja u referohet, kanë të bëjnë me një hetim të mbyllur të vitit 2010, kur Hajdarmata­j ka qenë në krye të Prokuroris­ë së Kurbinit për 4 çështje të trafikut të hashashit, të hetuara në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, si dhe vendimin e moskompete­ncës për hetimin e një gjyqtareje të Tiranës. Më tej, Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t ngre dyshime mbi të ardhurat e vëllait të Hajdarmata­jt të dërguara në Shqipëri nga Anglia. Edhe vendbanimi i prokurorit është parë me dyshim nga ONM- ja.

 ??  ?? Prokurori Besim Hajdarmata­j
Prokurori Besim Hajdarmata­j

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania