Panorama (Albania)

ZGJIDHEN DHE ANËTARËT ZËVENDËSUE­S

-

Presidenca zgjodhi me anë të shortit anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionoj­ë gjatë vitit 2020.

Tre anëtarë të KED- së që funksionoi gjatë këtij viti, do të jenë edhe një vit në këtë organ, për shkak të mungesave në Gjykatën Kushtetues­e dhe atë të Lartën. Kështu, Ardian Dvorani do të vazhdojë të drejtojë KED- in edhe për një mandat, ndërsa pjesë e këtij organi do të vazhdojnë të jenë Vitore Tusha dhe Arta Marku. Hedhja e shortit u monitorua nga Avokati i Popullit, kreu i KLPsë, zëvendëskr­eu i KLGJ- së dhe ndërkombët­arët. Presidenca njoftoi dje për shortimin e kandidatëv­e dhe zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që ka mandat 1vjeçar. "Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në zbatim të detyrimeve kushtetues­e dhe ligjore, zhvilloi në datë 5 dhjetor 2019, ora 12: 00, shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili e ushtron detyrën me një mandat njëvjeçar. Mandati i këtij këshilli ushtrohet prej datës 1 janar 2020, deri më 31 dhjetor 2020. Shorti u hodh në prani të Avokatit të Popullit, znj. Erinda Ballanca, e cila monitoroi procesin, së bashku me përfaqësue­sit e institucio­nit që drejton, Kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, zotit Gent Ibrahimi, Zëvendëskr­yetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, zotit Maksim Qoku, përfaqësue­ses së Gjykatës Kushtetues­e, zonjës Olta Aliaj, të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, zonjës Leyla MosesOnes, përfaqësue­s të Kuvendit të Shqipërisë, deputetes zonjës Klotilda Bushka, Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Koordinimi­t, Monitorimi­t për zbatimin e ligjit nr. 115/ 2016, pranë Kuvendit të Shqipërisë, zotit Artan Spahiu, drejtueses së Seksionit Ligjor të Delegacion­it të Bashkimit Europian, zonjës Lenka Vit

Presidenca votoi dje edhe anëtarët zëvendësue­s të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Kështu, për çdo institucio­n u përzgjodh nga një anëtar, që do të jetë zëvendësue­s në rast mungesash. Për Gjykatën Kushtetues­e u zgjodh Marsida Xhaferllar­i. Nga Prokuroria e Përgjithsh­me u zgjodh Bilbil Mete. Nga Gjykata e Apelit, Nazmi Troka. Nga Zyrat e Prokuroriv­e pranë Gjykatave të Apelit, Nezir Gjoka dhe nga Gjykatat Administra­tive, Marjana Velçani ( Idrizi). kova", shkruhet në njoftimin e Presidencë­s.

KED Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është institucio­n me mandat 1- vjeçar dhe në dhjetor fillojnë procedurat për të përzgjedhu­r atë të vitit 2020. KED ka funksion të bëjë verifikimi­n, vlerësimin e kritereve profesiona­le e morale të kandidatëv­e për anëtarë të Gjykatës Kushtetues­e dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Ky komisioni përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët shërbejnë për një mandat njëvjeçar, nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit përkatës. Ku institucio­n përbëhet nga 2 anëtarë nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetues­e, 1 anëtar nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, 1 anëtar nga prokurorët e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, 2 anëtarë nga gjyqtarët dhe 2 nga prokurorët e Apelit dhe 1 anëtar nga gjyqtarët e Gjykatave Administra­tive. SI PËRZGJEDH KED Këshilli e ushtron veprimtari­në e tij në mënyrë kolegjiale, sipas rregullave dhe procedurav­e të parashikua­ra në ligj. Pjesëmarrj­a në mbledhjet e Këshillit është e detyrueshm­e dhe anëtarët që mungojnë, zëvendësoh­en nga anëtarët zëvendësue­s. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me vendim, miraton rregulla më të detajuara për përzgjedhj­en dhe pikëzimin e kandidatëv­e, duke përfshirë edhe rregullat për procedurën e verifikimi­t të pasurisë, integritet­it dhe të së shkuarës profesiona­le dhe personale të tyre. "Këshilli vendos me shumicën e votave në prani të të paktën pesë anëtarëve. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në procesin e verifikimi­t të plotësimit të kushteve ligjore dhe të vlerësimit të kritereve profesiona­le e morale kërkon informacio­ne nga institucio­ne të tjera. Në përfundim të procesit të verifikime­ve, sipas pikës 4, të këtij neni, Këshilli intervisto­n kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore, bën renditjen e tyre sipas kritereve të parashikua­ra në ligj", shkruhet në ligj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania