Panorama (Albania)

SHTYRJA E MANDATIT

-

Komisioni i Reformës Zgjedhore do të vazhdojë punën e tij, pasi Kuvendi votoi që puna të vijojë edhe për vitin e ardhshëm. Ky vendim u mor pasi komisioni e kishte mandatin deri në datën 28 nëntor. Kjo shtyrje e mandatit të Komisionit nuk është pëlqyer nga disa deputetë të opozitës në Parlament, të cilët e kanë konsiderua­r atë si një zvarritje dhe tentativë për të mos prodhuar rezultatin e kërkuar, që mbetet i njëjtë, ndryshimi i sistemit zgjedhor. të kontraktua­r nga Kuvendi, ata do duhet të zgjidhen nga radhët e nëpunësve civilë ose jashtë administra­tës pas trajnimit. Më herët, disa drejtues të partive të vogla kanë kërkuar që komisioner­ë në zgjedhje të vendosen juristë, noterë, avokatë, punonjës të bankave, por edhe studentë të magjistrat­urës. Komisioni i Reformës Zgjedhore është futur në fazën finale të punës së tij, pasi anëtarët e këtij komisioni të posaçëm, janë ndarë në tri grupe pune. Këto grupe pune, bashkë me ekspertët e kontraktua­r nga Kuvendi, deri më tani kanë prodhuar dy draftrapor­te. Por këto dy draftrapor­te, në takimin e fundit të organizuar nga OSBE- ja, ku ishte e pranishme edhe opozita jashtëparl­amentare, nuk u pranuan tërësisht nga ekspertët e OSBE- së. Në këto drafte, janë cekur temat e votimit elektronik, votës së emigrantëv­e, ristruktur­imi i KQZ- së dhe administra­ta zgjedhore. Por çështja më e nxehtë, që kërkohet me ngulm nga opozita parlamenta­re, ndryshimi i sistemit zgjedhor, ende nuk është përfshirë në asnjë dokument. Sipas dy drejtuesve të këtij komisioni, Rudina Hajdarit dhe Damian Gjiknurit, kjo zgjedhje është bërë për shkak se kjo është tema që prodhon më shumë debat dhe që palët kanë kërkuar më shumë kohë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania