Panorama (Albania)

Rama e pezullon, Malaj: “Do përballem me abuzuesit e pushtetit”

-

Arben Malaj është pezulluar nga detyra si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Vendimi për pezullimin e tij është marrë në datën 3 dhjetor, por dje është botuar në Fletoren Zyrtare, duke marrë formë të prerë.

VENDIMI “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutë­s dhe të pikës 1, të nenit 47, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeminist­rit, Këshilli i Ministrave vendosi që Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë”, thuhet në vendim. Megjithatë, fjalën e fundit i takon ta thotë Kuvendi. Ligji përcakton që nëse procedurat e shkarkimit nuk ndërmerren brenda 30 ditëve, atëherë anëtari rimerr të drejtat që kishte. “Në rast se anëtari i Këshillit Mbikëqyrës, duke përfshirë Guvernator­in dhe zëvendësgu­vernatorin është pezulluar prej detyrës prej Këshillit të Ministrave dhe Kuvendi nuk e ka shkarkuar brenda 30 ditëve nga pezullimi, atëherë ky pezullim shfuqizohe­t dhe anëtari i pezulluar rifiton të drejtat dhe detyrimet menjëherë”, thuhet në ligj.

MALAJ Ndërkohë, i menjëhersh­ëm ishte edhe reagimi i Malajt. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai ka paralajmër­uar se do të përballet publikisht dhe ligjërisht me shpifësit dhe abuzuesit e pushtetit. “Të dashur miq, sapo më njoftuan se qeveria ka vendosur pezullimin tim si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Tani do ta kem më të lehtë të përballem publikisht dhe ligjërisht me shpifësit dhe abuzuesit me pushtetin. Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe inspiruar që vendit tim ta shërbej me dashuri, profesiona­lizëm dhe integritet. Sfidat më të paaftët dhe shpifësit i kam fituar përherë moralisht dhe ligjërisht. Asnjë karrige ministrore apo partiake nuk më ka penguar në angazhimet e mia profesiona­le, shkencore dhe politike”, ka shkruar Arben Malaj në rrjetet sociale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania