LIGJ NR. 8269, DATË 23.12.1997

Panorama (Albania) - - EKONOMI -

Neni 47 Rastet kur merret vendimi për pezullim: 1. Çdo anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, duke përfshirë guvernator­in dhe zëvendësgu­vernatorët pezullohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave dhe shkarkohet nga Kuvendi Popullor, në qoftë se ai ose ajo: a) është në pamundësi për të shërbyer në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, sipas nenit 46; b) është dënuar nga gjykata për një vepër penale, për të cilën ligji parashikon dënimin me burgim; c) është në pamundësi për të paguar detyrimet monetare ose është deklaruar i falimentua­r dhe nuk është rehabilitu­ar; ç) është ndaluar ose pezulluar nga gjykata të ushtrojë detyrën si nëpunës shtetëror apo në shërbimin publik ose të ushtrojë veprimtari­në apo mjeshtërin­ë; d) gjatë ushtrimit të detyrës, në mënyrë aktive merr pjesë në veprimtari politike

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.