Me 57 mijë euro në makinë, kuksiani kapet në Vlorë

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

VLORE - Nuk deklaroi paratë në kufi, në hetim 29vjeçari. Një të riu nga Kukësi i është sekuestrua­r një shumë e konsiderue­shme prej 57 mijë eurosh në Portin e Vlorës. Ai u ndalua pas kontrollit të Policisë Kufitare, pasi rezultoi se shumën e parave e kishte fshehur në pjesën e bagazhit të automjetit. 29- vjeçari me iniciale E. P. nuk e kishte deklaruar shumën e parave para autoritete­ve. Ai u ndalua në momentin që po ngarkonte automjetin në tragetin e linjës Vlorë- Brindisi për të udhëtuar në drejtim të Italisë. Mësohet se 29- vjeçari nga Kukësi ndodhej në drejtimin e një automjeti me targa gjermane, ku në vijën e dytë të kontrollit, Policia ka dyshuar se fshihte diçka të dyshimtë. Pas kontrollit të imtësishëm, Policia Kufitare ka gjetur të fshehura në brendësi të automjetit dy pako të mbështjell­a, brenda të cilave kishte një sasi prej 57 mijë euro. 29vjeçari nuk është lejuar të niset në drejtim të Italisë, ndërsa është dërguar drejt ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë dhe pas veprimeve u procedua në gjendje të lirë. "Në Pikën e Kalimit Kufitar Vlorë, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Doganës Vlorë dhe DVP Vlorë, pas kontrollit në vijën e dytë të një automjeti me targë gjermane kanë konstatuar të fshehura në brendësi të mjetit, dy pako të mbështjell­a, brenda të cilave kishte një sasi eurosh të padeklarua­ra në kufi. Nga verifikime­t e mëtejshme rezultoi se në automjet ishin fshehur rreth 57000 euro. Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. P., 29 vjeç, banues në Kukës, është shoqëruar drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe në përfundim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale ' Mosdeklari­mi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë'", bëhet me dije

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.