Panorama (Albania)

Zbulimi i Serisë A, Kumbulla afro 100 mijë euro në sezon

Portieri ka udhëhequr kryeqyteta­sit në rezultate historike përballë Juventusit

-

Portieri i Kombëtares shqiptare ia ka dalë që të ruajë katërkëndë­shin e Lacios katër herë pa pësuar gol, nga shtatë ndeshjet që ka zhvilluar deri më tani në "Olimpico".

Pritjet e tij kanë bërë diferencën në dy sukseset e vitit 2017 ndaj bardhekalt­ërve, në Superkupën e Italisë dhe në kampionat. SFIDA E SË SHTUNËS Duhet ndeshja perfekte. Duhet ta garantojnë si skuadra, edhe lojtarët individual­isht. Duke nisur nga Thomas Strakosha. Portieri i Lacios, i cili e lartëson veten në ndeshjet e mëdha, është thirrur që të përsërisë edhe një herë vetveten. Po, sepse gjithmonë ndaj bardhekalt­ërve ia ka dalë që të paraqitet shkëlqyesh­ëm, duke rezultuar deciziv në më shumë sesa një rast. Në këtë kampionat ka ruajtur portën të paprekur katër herë. Secila në shtëpi, nga shtatë të tilla që ka zhvilluar aty. Tani duhet diçka e jashtëzako­nshme përballë Ronaldos, Dibalës dhe Higuainit.

PËRBALLJET E MËPARSHME Janë dy, ato më specifiket, ndeshjet kur Strakosha kundër Juventusit është shndërruar i paharruesh­ëm, për vete dhe për të gjithë tifozët bardhekalt­ër. E para ishte më 13 gusht të vitit 2017. Atë ditë ishte e vlefshme për finalen e Superkupës së Italisë. Shqiptari ishte fenomenal me një pritje ku dolën në pah instinktet e tij përballë Kuadrados. Të mos harrojmë, ishte ndeshja ende 0- 0 deri në atë çast. Kalon edhe momente jo të mira, teksa Lacio e gjen veten në disavantaz­h, por ia del që në fund ta përmbysë për të fituar 3- 2, duke marrë trofeun në sytë e bardhezinj­ve. SUPERKUPA E ITALISË

Gjatë asaj ndeshjeje, Strakosha ishte i jashtëzako­nshëm edhe përballë Higuainit e Pjaniçit, duke u dorëzuar vetëm përballë Dibalës ( i cili shënoi në goditje dënimi gjatë ndeshjes, por edhe në fund te penalltitë). PENALLTIA E DIBALËS

14 tetori në vazhdim e gjeti edhe një herë Strakoshën protagonis­t absolut. Nga duart e tij, Lacio shkroi një ndeshje historike. Bardhekalt­rit arritën të fitojnë në stadiumin e Juventusit pas 16 vitesh nga hera e fundit kur ia kishin dalë ta bënin diçka të tillë. Mbaroi 1- 2, falë portierit shqiptar, i cili në sekondat e fundit të kohës shtesë ia doli që të presë një penallti përballë Paolo Dibalës. Një ndeshje absolutish­t mitike.

TIFOZËT Një prej atyre ndeshjeve, që tifozët presin ta shohin edhe një herë të shtunën në mbrëmje në "Olimpico". Tifozët ëndërrojnë që të shohin bardhekalt­rit të jenë të vetmit për këtë vit, që i shkaktojnë një humbje Juves së

Sarrit. Jo vetëm për këtë, por do të ishte një fitore vendimtare edhe për korsinë Champions. Rrugëtim të tentuar prej vitesh. Do të ishte një 3- pikësh i artë, që në Romë janë të sigurt se do të rihapnin, madje edhe garën e titullit. Ëndrra tifozësh, por për çfarëdo qoftë, nga Strakosha& Co kërkohet ndeshja perfekte.

Një 19- vjeçar ka rënë në sy në të gjithë futbollin italian. Nga Juventusi, tek Interi, Roma, Napoli e Lacio janë vënë pas shërbimeve të djaloshit që ka zgjedhur të luajë me Kombëtaren shqiptare. Është një nga futbollist­ët më të mirë të momentit te Verona, por mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, paguhet vetëm 8 mijë euro në muaj te skuadra e Serisë A. Shqiptari është futbollist­i me pagesën më të ulët te skuadra veroneze, edhe pse është titullar i padiskutue­shëm dhe po bën një debutim fantastik në elitën e futbollit italian. Kumbulla ishte pjesë e akademisë, teksa i është bashkuar skuadrës së parë prej 2 sezonesh me një kontratë deri më 2022, por këtë vit në Serinë A ka gjetur veten mes titullarëv­e dhe e ka justifikua­r më së miri besimin e dhënë nga trajneri i ekipit. Paga e tij pritet të rritet në muajin janar, pasi mbrojtësi ka zgjuar interesin e shumë klubeve prestigjio­ze dhe shifrat aktuale i përllogari­ten në afro 100 mijë euro në sezon ( 12 muaj), duke përfshirë edhe bonuset. Për sa i përket ish- mbrojtësit të Partizanit, Amir Rrahmani, ai merr 30 mijë euro në muaj. Një shumë kjo relativish­t e kënaqshme. Futbollist­i më i paguar te Verona është Xhampaolo Pacini, i cili merr plot 184 mijë euro në muaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania