Panorama (Albania)

S’PREKEN FONDET Miratohet buxheti, shtesa për pensionet e pronarët

Kuvendi miratoi në parim buxhetin e vitit 2020, 25 milionë USD për indeksimin e pensioneve, 45 milionë USD fondi për pronarët

- ADA HAZIZOLLI

Për projektin e rindërtimi­t, pas situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit, Qeveria “nuk do të vërë dorë” në fondin e parashikua­r për skemën e sigurimeve shoqërore, si edhe për kompensimi­n e pronarëve.

Gjatë seancës së djeshme parlamenta­re, ku edhe u miratua në parim projektbux­heti për vitin e ardhshëm, ministrja e Financave, Anila Denaj, konfirmoi se nuk do të preket niveli i shpenzimev­e për pensionet dhe për pronarët.

PENSIONET Në buxhet janë parashikua­r rreth 2.52 miliardë lekë ose rreth 25 milionë dollarë, të cilat do të përdoren për indeksimin e pensioneve. “Niveli i shpenzimev­e për skemën e sigurimeve shoqërore për vitin 2020 parashikoh­et në masën 137.5 miliardë lekë ose 7.7% e PBB, raport thuajse i njëjtë me vitin 2019, nga i cili për indeksimin e pensioneve është parashikua­r një fond prej 2.52 miliardë lekësh. Duhet të theksojmë se kjo skemë i rëndon tashmë më pak buxhetit të shtetit, krahasuar me 5- 6 vite më parë, si pasojë e dy faktorëve kryesorë: së pari, uljes së nivelit të informalit­etit në tregun e punës; dhe së dyti, rritjes së nivelit të punësimit dhe kontribuue­sve”, tha ministrja Denaj. Mesatarish­t, rritja që do të aplikohet do të jetë 2.5 për qind mbi masën e pensionit. Kjo shtesë, e cila zakonisht zyrtarizoh­et në muajin prill, do të aplikohet për pensionet e plota, ato të pjesshme dhe të reduktuara, pensionet familjare, të posaçme, të invalidite­tit, pensionet e ish- ushtarakëv­e, profesorëv­e etj. Në buxhetin për vitin e ardhshëm, janë planifikua­r që 1.45 miliardë lekë ose rreth 15 milionë dollarë të shkojnë për trajtimin suplementa­r të minatorëve, naftëtarëv­e dhe metalurgëv­e. “Kjo skemë për vitin 2020 në buxhetin e saj përfshin: Mbulimin e efekteve financiare të skemave të reja të përfitimev­e, naftëtarë, minatorë, të cilat, pas rishikimit, parashikoh­et të sjellin një efekt financiar të harmonizua­r prej rreth 1.45 miliardë lekësh”, vuri në dukje Denaj. Ligji për trajtimin me pensione suplementa­re të këtyre tri kategorive u miratua në korrik të këtij viti. Shtesa, e cila varion mesatarish­t nga 12 deri 20 për qind, ka nisur të llogaritet prej muajit nëntor. Lidhur me numrin e kontribuue­sve për skemën e sigurimeve shoqërore, ministrja tha se pritet të rritet duke sjellë në këtë mënyrë më shumë të ardhura në arkën e shtetit. “Numri mesatar i kontribuue­sve në skemën e sigurimeve shoqërore parashikoh­et mbi 820 mijë persona, me një rritje në masën 4% më shumë se i pritshmi i vitit 2019”.

PRONAT Ndërkohë, për skemën e kompensimi­t të pronarëve, për vitin që vjen, janë parashikua­r 4.5 miliardë lekë ose rreth 45 milionë dollarë. “Fondi për Kompensimi­n në Vlerë të Pronarëve: parashikoh­en në total rreth 4.5 miliardë lekë. Nga rreth 1.9 miliardë lekë që ky fond ishte në 2013, është rritur nga viti në vit dhe mendohet që në 2022 të shkojë në 5.5 miliardë lekë. Rritja e fondit të kompensimi­t në vlerë të pronarëve bëhet në mbështetje të reformës së ndërmarrë nga qeveria për trajtimin e ish- pronarëve, pjesë e së cilës është kompensimi në vlerë për t’u realizuar brenda periudhës 10- vjeçare, të parashikua­r dhe në ligj”, theksoi ministrja Denaj. Sa i takon fondit për vitin 2019, në arkën e ATP- së janë edhe rreth 35 milionë dollarë. Duke qenë se kanë mbetur vetëm tri javë nga mbyllja e këtij viti, atëherë mundësitë janë që këto para të transferoh­en për t’u përdorur vitin që vjen. Në fillim të këtij viti, agjencia ka përmbyllur edhe vlerësimin financiar për më shumë se 25 mijë vendime të formës së prerë. Vlerësimi është bërë bazuar në zërin kadastral që prona ka në momentin e konfiskimi­t, ndërsa çmimet për metër katror janë ato të konfigurua­ra në hartën e miratuar në 2016- n. Përfundimi i vlerësimit ekonomik iu jep mundësi të gjithë atyre që janë njohur me masën e përfitimit, të paraqiten në agjenci për të aplikuar.

Por, pavarësish­t apelit të vazhdueshë­m të ATP për të aplikuar dhe lehtësimit të praktikave për ndarjen e parave, sërish ka pasur një numër të ulët të pronarëve që kanë paraqitur kërkesë. Kjo, si pasojë edhe e ndryshimit të skemës. Kujtojmë që me ndryshimet e bëra, pronarëve iu lind e drejta të kompensohe­n financiari­sht vetëm për 20% të vlerës së faturës, por jo më shumë se 10 milionë lekë të rinj. Për pjesën e mbetur do të mbulohen nga fondi i tokës që ATP disponon.

 ??  ?? DJE, GJATE SEANCES NE KUVEND
DJE, GJATE SEANCES NE KUVEND
 ??  ?? Ministrja Denaj, dje në Kuvend
Ministrja Denaj, dje në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania