Panorama (Albania)

Me 200 milionë USD do të nisë ndërtimi i tri lagjeve në Tiranë e Durrës, 500 emrat që marrin bonusin e qirasë

QEVERIA DO AKORDOJE NGA BUXHETI 60 MILIONE USD, DONACIONET ARRIJNE NE 70 MILIONE USD. BASHKIA, BONUSE QIRAJE PER 554 FAMILJE

- ADA HAZIZOLLI

Qeveria i ka varur shpresat te donacionet. Për vitin e ardhshëm parashikoh­et të përdoren 200 milionë dollarë për rindërtimi­n e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por, ashtu siç edhe paralajmër­oi pak ditë më parë Kryeminist­ri Rama, fondi në adresë të të prekurve nga buxheti i shtetit do të jetë vetëm 60 milionë dollarë ose 0.4 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pjesa tjetër do të mbulohet nga donacionet.

FONDI Këtë e konfirmoi gjatë seancës së djeshme parlamenta­re edhe kryetari i Komitetit të Rindërtimi­t, Arben Ahmetaj, kur tha se deri më tani janë mbledhur 70 milionë dollarë, ndërkohë që kjo shifër pritet të dyfishohet në ditët në vijim. “Nuk do rrisim asnjë taksë, në mënyrë direkte as borxhin s’do e rrisim, por do t’i përgjigjem­i në dinamikë duke nisur nga 1 janari me programin specifik të detajuar të ndërtuar nga vetë Kryeminist­ri me ndihmën e Komisionit të Ekonomisë e Financave, për atë që sot prezantohe­t si programi i rindërtimi­t. E theksoj është dinamik, s’ka rritje taksash e që ditën e parë nis me gati 200 milionë USD. Fillojmë me 70 milionë dollarë nga donatorët. Të jeni të bindur se mbështetja nga donatorët do të shkojë mbi 150 mln euro”, tha Ahmetaj. Sipas Kryeminist­rit Rama, programi për rindërtimi­n do të financohet si një program buxhetor më vete. Do të jetë një fond buxhetor i transferus­hëm dhe dinamik, gjithmonë brenda programit të përgjithsh­ëm buxhetor. Pra, në mënyrë të vazhdueshm­e, qeveria do të vlerësojë çdo mundësi për rishpërnda­rje fondesh dhe transferim në adresë të familjeve të prekura nga tërmeti. “Me një vlerësim të saktë dhe të plotë të nevojave për ndërhyrje, nëse do të duhet angazhim i mëtejshëm i fondeve buxhetore gjatë vitit 2020, është parashikua­r skenari që në çdo rishikim buxheti, kjo të ndodhë”, tha Rama.

NDËRTIMET Për strehimin e familjeve të mbetura në qiell të hapur, qeveria ka në plan ndërtimin e 10 mijë apartament­eve. Gjatë fjalës së mbajtur dje në Parlament, kreu i qeverisë zbuloi edhe lokacionet ku do të shtrihen lagjet e reja. “Do të ndërtojmë një lagje të re në Durrës, do të ndërtojmë një lagje të re në Laç dhe do të ndërtojmë tri në Tiranë, dy lagje të rëndësishm­e nga pikëpamja e volumit, njërën te ‘ 5 Maji’, tjetrën në Kombinat dhe një të tretë, më të vogël, në ish- Uzinën e Autotrakto­rëve. Me Laçin do të fillojmë menjëherë. Besojmë që brenda pak kohe, shpresoj shumë në mars, të jemi në kantier. Me lagjen e madhe të Durrësit ka filluar puna për projektimi­n. Me lagjen ‘ 5 Maji’ dhe me Kombinatin po ashtu. Së shpejti fillojmë projektimi­n për ish- Uzinën e Autotrakto­rëve. Ndërkohë që do të adresojmë edhe godinat specifike në Lezhë apo në pikat e tjera që përbëjnë rrezikshmë­ri”, tha Rama. Sa i takon faturës së dëmeve, qeveria ende nuk ka dalë me një shifër zyrtare. Janë mbi 10 mijë ndërtesa të dëmtuara, përfshirë këtu edhe disa institucio­ne arsimore. Bilanci pritet të rritet, duke qenë se vijon procesi i vlerësimit nga ekspertët në terren.

 ??  ?? DEMET PAS TERMETIT ( MAJTAS)
NGA MBLEDHJA E DJESHME E QEVERISE
DEMET PAS TERMETIT ( MAJTAS) NGA MBLEDHJA E DJESHME E QEVERISE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania