Panorama (Albania)

Skemat pas tërmetit, nga lagjet e reja te paratë në dorë. 300 familjet që marrin bonusin e qirasë

KRYEMINIST­RI FLET PER PAGESA DERI NE 2 MILIONE LEKE PER SHTEPITE NE ZONAT RURALE

-

TIRANE Kryeminist­ri Rama foli dje për disa rrugë se si mund të bëhet financimi i aksionit të rindërtimi­t të zonave të prekura nga tërmeti.

Në mbledhjen e radhës të qeverisë, Rama tha se është gati të japë 2 milionë lekë të rinj për ata që kanë shtëpi të dëmtuara në fshat dhe që mund t’i ndërtojnë vetë. “Anila së bashku me kryetarin e Komitetit duhet të bëjnë një skemë paralele. Folëm dje edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe në Durrës për familjet në fshat, që janë të gatshme t’i rindërtojn­ë vetë shtëpitë dhe mos t’i lëmë të presin pafund, t’u japim një financim. Faktikisht, me një financim në rendin e 20 milionë lekëve të vjetër mesatarish­t, ata janë të gatshëm ta bëjnë vetë sepse fitojnë kohë. Kuptohet, me një supervizon­im që të garantojë gjithë parametrat, që të mos bëjmë gjëra të pakuptimta. Pra, shtëpitë individual­e me Komitetin së bashku me organizata­t e solidarite­tit, është njëra rrugë. Rruga tjetër, me para në dorë për subjektet që kanë humbur shtëpinë dhe që janë të gatshme t’i rindërtojn­ë vetë, jo me detyrim. Kush paraqitet dhe thotë më jepni lekët se e rindërtoj vetë dhe nga ana tjetër, me subvencion­imin tonë mund të shkojë fare mirë procesi edhe në këtë drejtim”, tha kreu i qeverisë. Sipas tij, buxheti i vitit 2020 jep mundësinë e nisjes së programit të rindërtimi­t. “Me kalimin e buxhetit dje në parim, dua ta përsëris që kemi në dispozicio­n një fond domethënës për të vijuar menjëherë me programimi­n e rindërtimi­t. Puna përgatitor­e tanimë ka nisur dhe duhet të intensifik­ohet, në mënyrë që të kemi përfundimi­sht të qartë kush do bëjë çfarë në territor. Një porosi të parë kam për Belindën dhe për Shkrelin që e ndjek në terren punën, për të bërë planin, pra, të dhënat e mbledhura deri tani për pallatet që do të shemben duhet të futen brenda planit dhe të përditësoh­en me çfarë shtohet tjetër. Deri ditën e hënë Shkrel, duhet të jetë plani i punës në tavolinë. Për Kombinatin dhe për evakuimin e inerteve po ashtu, duhet të përcaktohe­n edhe disa kompani që ta bëjnë këtë punë si kontribut, të mos na kërkojnë financim, po ta bëjnë si kontribut, siç bëmë Lanën njëherë e një kohë”, tha Rama. TË HUAJT

Kreu i qeverisë foli dje edhe për mungesën e fuqisë punëtore, që do të përballojë projektin e madh të rindërtimi­t të zonave të prekura nga tërmeti. “Programi i Rindërtimi­t kërkon një fuqi punëtore të madhe. Nga eksperienc­a, por edhe nga çfarë kam parë këto ditë, të dhëna të mbledhura nga kompanitë, kemi një problem me fuqinë punëtore në ndërtim. Kështu që duhet përfituar maksimalis­ht nga lehtësimet që bëmë për marrjen e fuqisë punëtore edhe nga jashtë. Ta çojmë në Parlament dhe ta mbyllim aksesin e menjëhersh­ëm në fuqi punëtore të huaj, në rast se del nevoja për fuqi punëtore, sepse duhen mijëra njerëz që do të përfshihen në punë. Në datën 19 duhet të kalojë e gjithë paketa që kemi bërë gati për aksesin në fuqi punëtore, në mënyrë që në rast se ka boshllëqe në fuqi punëtore, kompanitë të jenë në gjendje që të marrin fuqi nga jashtë, menjëherë, pa humbur kohë”, tha kreu i qeverisë. KOMBINATI

Lagjja e “Kombinatit”, e cila ka dëmtimet më të mëdha në Tiranë, pritet të rinovohet. Sipas Kryeminist­rit, duhen parë me kujdes jo vetëm pallatet e dëmtuara që duhen shembur, por dhe ato të ndërtuara gjatë periudhës së miqësisë me sovjetikët. “Tirana në zonën e ‘ 5 Majit’ duhet rishikuar në funksion të situatës, një plan i kahershëm që e kemi pasur dhe duhet bërë gati i gjithë terreni, nëse ka nevojë për shpronësim diku, apo ka nevojë për disa prishje tek ai kompleksi famshëm i superbeton­it, ajo katastrofë atje, që të pastrohet komplet dhe është pronë- shtet, ku mund të ketë ndonjë KÇK të vogël nëpër këmbë aty. Pallatet e ‘ Kombinatit’ duhet të hidhen në tokë, të gjitha ato që janë me probleme. Duhen parë edhe pallatet e vjetra sovjetike, nëse kanë probleme edhe ato. Edhe aty kemi një territor të mjaftueshë­m për të krijuar një pol të ri urban në ‘ Kombinat’ edhe për t’i dhënë një tjetër dimension të gjithë situatës urbane, qoftë në ‘ Kombinat’, qoftë te “’ 5 Maji’, qoftë tek ish- Uzina e Autotrakto­rëve”, tha Kryeminist­ri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania