Tërmeti, Basha tregon pse nuk ulet në tryezë me Ramën

“S’ka nevojë për foto me Ramën, opozita çon shqetësime­t e njërëzve”

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - MARIGLEN KUME

Kryedemokr­ati Lulzim Basha u rikthye sërish dje në qytetin e Durrësit, pikërisht në një kompleks 12katësh, në të cilin nuk ka ende një përgjigje finale nëse është i banueshëm apo jo. Nga atje, kryedemokr­ati ulzim Basha, duke iu ërgjigjur pyetjeve të qytetaëve, ndër të tjera, iu përgjigj yetjes së banorëve se përse uk ka pranuar që të ulet në ryezë me qeverinë për çëshen e tërmetit. Sipas kreut të elisë blu, kjo situatë nuk duet të përdoret për përfitime olitike, ndaj ai shtoi se më humë sesa një foto mes tij dhe Kryeminist­rit, vlen dërgimi i hqetësimit të qytetarëve te everia. “Qeveria ka detyrat e eta, opozita ka detyrat e veta. u po e shikoni, ne vetëm luftë olitike nuk po bëjmë. E rëndëishme është që ne të sjellim ërin dhe shqetësime­t tuaja. Ky është roli ynë. Nëse ne e marrim zërin tuaj dhe e kthemë në politikë për karrigen onë, ne bëjmë gabim. Nëse ne ojmë shqetësimi­n tuaj atje, ne kemi bërë detyrën tonë, sepse o nuk e bëmë ne, nuk ka kush a bëjë”, tha Basha. Më tej, reu i selisë blu tha se të njëjtën jë do t’i kishte kërkuar edhe i opozitës nëse do të ishte në ushtet. “Edhe po të ishim në ole të ndryshme, ne në qeveri he ata në opozitë, këtë do ërkoja nga ata. Nuk do kërkoa të bëja fotografi bashkë. Do u kërkoja ‘ merrni zërin e jerëzve na e sillni dhe shikoi si po e bëjmë ne punën se ëtë detyrë ka opozita. Po u hkri opozita, nuk ka më kush ju mbrojë”, vijoi kryedemoka­ti. Më tej, një tjetër qytetar i ha kryedemokr­atit se ata duan jë fjalë përfundimt­are nëse shtë apo jo i banueshëm, në mënyrë që të dinë se çfarë do të ëjnë. Në lidhje me këtë hqetësim të tyre, kryedemoka­ti Basha kërkoi nga qeveria që të shtohet numri i ekspertëve, të cilët bëjnë aktkonstat­imin e ndërtesave. “Ajo që po kërkojmë ne, është të rritet numri i vlerësuesv­e, por që të jenë të certifikua­r nga shteti, pasi kjo nuk është punë partish. Problemi kryesor që shoh është se, duke mos pasur vlerësime, njerëzit, ndihen të pasigurt, të paqetë, se edhe po qe lajm i keq, njeriu e ndan mendjen”, vijoi Basha. RIKONSTRUK­SIONET

Teksa u takua me banorët e një tjetër lagje në Durrës, kreu i PD- së ngriti një tjetër shqetësim. Numri një i opozitës kërkoi nga qeveria që të nisë puna pa humbur kohë për rikonstruk­sionin e ndërtesave, të cilat nuk kanë dëmtime në strukturë, por në mure. Sipas Bashës, edhe pse ka 11 ditë që nga tërmeti, qeveria ende nuk ka nisur punën për riparimin e atyre ndërtesave që nuk paraqesin dëmtime serioze. “Kanë kaluar 11 ditë nga tërmeti dhe ende nuk ka nisur puna për rikonstruk­sionin e objekteve të dëmtuara që janë të riparueshm­e. Duhet të nisë puna pa humbur kohë për rikonstruk­sionin e banesave në mënyrë që banorët t’i rikthehen jetës normale. Duhen alokuar fonde pa humbur kohë. Nuk mund të lihen qytetarët në fatin e ndihmave, ndërsa paratë e taksave të tyre shkojnë te 10 oligarkë”, tha Basha.

Basha, dje në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.