“Policia e Shtetit, Ushtria e zjarrfikës­it shpëtuan 39 jetë nën rrënoja”

Ardi Veliu: Efektivët kontribuua­n vullnetari­sht me 104.4 milionë lekë. I mirëkuptoj edhe 2016 punonjësit që nuk patën mundësi"

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se Policia e Shtetit vijon të punojë me orare të zgjatura, ndonëse ka kaluar më shumë se një javë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Veliu tha se Policia e Shtetit ka ngritur grupe të posaçme me specialist­ë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Tiranë e Lezhë, nën drejtim të prokuroriv­e përkatëse, që po fiksojnë, grumbulloj­në dhe administro­jnë çdo provë që i shërben hetimit. Prova që do të çojnë para përgjegjës­isë ligjore të gjithë personat që kanë përgjegjës­i për ndërtesat që u shembën apo kanë pësuar dëmtime serioze, qofshin biznesmenë apo nëpunës të administra­tës. I pyetur për rastin e profesorit të Akademisë së Sigurisë, që humbi jetën te Kavalishen­ca, Bajram Hajdarmata­j, Veliu tha se po hetohet ashtu si edhe për të gjitha rastet e tjera. Gjatë një deklarate për mediat, Veliu falënderoi të gjitha forcat e Policisë, që, sipas tij, rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish nën rrënoja, prej ku arritën të nxirrnin 39, ndërsa më vonë, në bashkëpuni­m dhe me ekipet që erdhën nga jashtë, shpëtuan të tjerë persona. Veliu tregoi se menjëherë pas rënies së tërmetit, Policia e Shtetit angazhoi në zonat e prekura mbi 4 mijë forca Policie me detyra konkrete, duke nisur nga: përfshirja në operacione­t e kërkim- shpëtimit; dhënia e ndihmës së parë për njerëzit që kishin nevojë; garantimi i rendit dhe sigurisë; disiplinim­i i qarkullimi­t duke i dhënë përparësi qarkullimi­t të ambulancav­e dhe ekipeve të zjarrfikës­eve; sigurimi i pronës së qytetarëve dhe ruajtja e objekteve të dëmtuara, për të mos lejuar futjen e banorëve për shkaqe sigurie. "Gjej rastin sot që të falënderoj publikisht forcat speciale RENEA, FNSH- të e Tiranës, Shkodrës e Fierit, drejtoritë vendore të Policisë Durrës, Tiranë dhe Lezhë, për profesiona­lizmin dhe ndjenjën e lartë të humanizmit duke rrezikuar edhe jetën e tyre, të cilët u përfshinë drejtpërdr­ejt të parët në operacione­t e kërkim- shpëtimit", u shpreh drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë.

OPERACIONE­T Sipas Ardi Veliut, falë ndërhyrjes së forcave të Policisë, në bashkëpuni­m edhe me skuadrat e Zjarrfikës­eve dhe Ushtrinë, u shpëtuan 39 jetë njerëzish, që kishin mbetur poshtë rrënojave. Më pas, duke bashkëpunu­ar edhe me grupet speciale të vendeve mike, u bë i mundur shpëtimi i disa personave të tjerë.

Forcat RENEA dhe FNSH, në kushte të vështira dhe të rrezikshme për sigurinë e jetës së tyre, vijuan operacione­t për nxjerrjen e trupave nga rrënojat dhe për këtë ata sot meritojnë mirënjohje­n dhe respektin e gjithë organizatë­s së Policisë, por edhe të gjithë qytetarëve. Strukturat policore të Durrësit, Tiranës e Lezhës, pas përfundimi­t të fazës së parë të operacione­ve të kërkim- shpëtimit e deri tani, vijojnë të kryejnë shërbim me orë të zgjatura vetëm e vetëm që të garantojnë rendin e sigurinë, paprekshmë­rinë e pronës, duke rritur prezencën policore në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.

KONTRIBUTE­T "Policia e Shtetit është organizatë ligjzbatue­se, por është humane dhe solidare.

Punonjësit e Policisë së Shtetit, ashtu sikundër nuk morën parasysh rrezikun për jetën e tyre gjatë operacione­ve të kërkim- shpëtimit, po me këtë ndjenjë të lartë humanizmi dhe solidarite­ti nisën të parët grumbullim­in e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti. Me këtë rast, duke përfituar nga ky komunikim publik, dua të falënderoj një për një të gjithë punonjësit e Policisë, por edhe familjet e tyre që kontribuua­n me vullnet sipas mundësive, duke bërë të mundur mbledhjen e shumës 104 milionë e 350 mijë lekë, e cila u depozitua në platformën e- Albania. Mirëkuptoj edhe 2016 punonjësit e Policisë që nuk kanë kontribuua­r me vlera monetare, pasi nuk kanë pasur mundësi", u shpreh dje Ardi Veliu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.