Vdekja e kryekomisa­rit në Kavalishen­cë, PD kërkon informacio­n

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - Bajram Hajdarmata­j

Partia Demokratik­e, përfaqësua­r nga sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi, i kërkon Kryeminist­rit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, informacio­n lidhur me verifikime­t e kryera në Godinën Nr. 4 të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, Kavalishen­ca në Durrës, ku humbi jetën kryekomisa­ri Bajram Hajdarmeta­j. Në mënyrë zyrtare, PD- ja kërkon informacio­n lidhur me këto 4 çështje: Pas tërmetit të datës 21 shtator 2019, a ka kërkuar zyrtarisht dhe a ka kryer Ministria e Brendshme verifikimi­n e sigurisë dhe gjendjes së Godinës Nr. 4 të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës? A është informuar ose raportuar pranë Komitetit Ndërminist­ror të Emergjenca­ve Civile ( KNEC) për gjendjen e kësaj godine? A u verifikua Godina Nr. 4 e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës pas tërmetit të 21 shtatorit? Nëse po, kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata? A është vlerësuar nga drejtuesit e godinës se nga konstatime­t faktike, lidhur me dëmet e muraturës, objekti nuk mund të funksionoj­ë në kushtet se si është në gjendjen aktuale, pasi muraturat e dëmtuara demonstroj­në rrezikshmë­ri të lartë? Nëse po, kush ka urdhëruar përdorimin e godinës dhe mbi çfarë baze është bërë kjo? A është lajmëruar stafi për gjetjet e ekspertëve dhe për sigurinë e godinës? Nëse po, lutemi na vini në dispozicio­n kopje të aktnjoftim­eve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.