Panorama (Albania)

Qira për të pastrehët, ja lista e dytë me përfituesi­t

Veliaj: ID dhe certifikat­ë familjare për të marrë paratë në postë

- BESARTA BASHA

Miratohet vendimi për mbulimin e qirasë vjetore për një tjetër bllok familjesh, që mbetën të pastreha në Tiranë pas tërmetit të fundit.

Janë mbi 300 familje, emrat e të cilëve pasqyrohen në listën e mëposhtme, të cilët përfitojnë çdo muaj nga 18 mijë deri në 27 mijë lekë të rinj për banesat me qira derisa Bashkia e Tiranës të gjejë zgjidhjen përfundimt­are për strehimin e tyre. Pardje kaluan emrat e 554 familjeve, të cilët morën direkt në llogarinë e tyre bankare shumën që iu takon për strehim. Bashkia e kryeqyteti­t po kalon në kohë rekord emrat e të gjithë atyre që aplikojnë me qëllim që të gjejnë sa më parë një strehë dinjitoze. Atyre që ende nuk kanë bërë aplikimin, Erion Veliaj iu kujton procedurën e përshpejtu­ar për të përfituar ndihmën me vetëm dy dokumente, certifikat­ë familjare dhe kartë ID, pasi paratë mund të merren edhe me postë, pa llogari bankare. Familjet marrin çdo muaj vlera të ndryshme monetare bazuar në numrin e personave. Për një banesë 1+ 1, në të cilën jetojnë deri në dy vetë, përfitohet 18 mijë lekë në muaj, për 2 deri në 6 persona që nevojitet një strukturë 2+ 1, përfitohet 22 mijë lekë, kurse mbi pesë persona në një trung familjar, duhet të strehohen pranë një banese të tipit 3+ 1 kundrejt një pagese prej 27 mijë lekësh të rinj. Koha e fillimit të përfitimit të kësaj vlere dihet dhe nis që në dhjetor, ndërsa përfundimi jo. Vendimi i Këshillit

Bashkiak parashikon që ndihma të ndërpritet në rast se rregullohe­t streha përfundimt­are e banorëve. Përgjatë kohës së strehimit në banesa me qira, pushteti vendor ka menduar të lehtësojë banorët nga taksa e re që sapo është futur në fuqi, ajo për strehimin. Kështu, edhe familjet që u gjendën të pastreha pas tërmetit, do të shtohen në listën e kategorive që nuk taksohen për strehimin.

Deri përpara pak ditësh, numërohesh­in 1082 familje të pastreha që ishin akomoduar pranë hoteleve, në palestrat e shkollave apo qendra sociale. Sot, flasim për më shumë se kaq, pas daljes në qiell të hapur të familjeve që banonin prej tri dekadash pranë tri godinave në Qytet Studenti, 15, 18 dhe 19, për të cilat është marrë vendimi për t'u shembur. Që prej së martës së javës që lamë pas, grupet e ekspertëve të bashkisë ndodhen në terren për të bërë verifikimi­n e banesave nëse kanë pësuar dëmtime ose jo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania