Panorama (Albania)

Kostandin Xhuvanit i shtohen 4 vite burg për kanosje

Dënohet dhe ish- infermieri i Spitalit Psikiatrik në Elbasan, që e shpëtoi nga hetimi. E vërteta u zbulua pas vrasjeve në Tiranë

- GJIROKASTE­R/ BRIKANA META

Kostandin Xhuvanit, i dënuar për vrasje të katërfisht­ë, do t'i shtohen dhe katër vite të tjera burg. Kjo, pasi Gjykata e Gjirokastr­ës e ka dënuar Xhuvanin për akuzën e "Mbajtjes pa leje të armëve".

Vendimi për dënimin e djalit të ish- deputetes së Partisë Socialiste, Luiza Xhuvanit, është marrë disa ditë më parë nga tre gjyqtarë të Gjirokastr­ës, të cilët pasi analizuan provat e dërguara në gjyq nga prokurori Julian Çafka, deklaruan fajtorë dhe dënuan Xhuvanin dhe Budanin. Këta të fundit kanë ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit Gjirokastë­r, ku kërkojnë të shpallen të pafajshëm. Bashkë me Xhuvanin është dënuar dhe ishinfermi­eri i Spitalit Psikiatrik në Elbasan, Kujtim Budani, i akuzuar për "Falsifikim të dokumentev­e", i cili ka marrë një dënim prej 18 muaj heqje lirie. Kostandin Xhuvani është dënuar me 35 vite burgim për vrasjen e katër personave më 4 nëntor 2014. Ishte pikërisht arma e përdorur në këtë krim që çoi në zbulimin e ngjarjes së ndodhur disa muaj më parë në Gjirokastë­r. Xhuvani u denoncua se në prill të 2014- ës kishte kanosur me armë një person, duke qëlluar në ajër. Por, i riu i shpëtoi drejtësisë duke thënë se ditën e ngjarjes ka qenë i shtruar në spital. Dosja penale është hapur dhe mbyllur disa herë nga Prokuroria, por çështja vijonte të ishte nën hetim. Verifikime­t e fundit arritën të zbardhin kronologji­në e krimit të ndodhur në Gjirokastë­r. Kryerja e ekspertizë­s balistike të armës që përdori Xhuvani në masakrën e katërfisht­ë në Tiranë, me tri gëzhojat e sekuestrua­ra në ngjarjen e Gjirokastr­ës, rezultoi se ishte e njëjtë me armën që u përdor në ngjarjen e 25 prillit të 2014- ës, në Gjirokastë­r, ku ndodhi një konflikt me armë, pa të lënduar. Gjatë marrjes në pyetje, Kostandin Xhuvani deklaroi se nuk ishte autor i kësaj ngjarjeje dhe ditën e 24 prillit ai ndodhej i shtruar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit pas konsumimit të një sasie alkooli. Alibia e tij konfirmohe­j edhe nga regjistrim­i në librin e konsultave të këtij spitali. Gjatë hetimeve, Prokuroria zbuloi falsifikim në librin e konsultave në Spitalin Psikiatrik dhe ngriti akuzën ndaj ish- infermieri­t të Spitalit Psikiatrik, Kujtim Budanit.

 ??  ?? Kostandin Xhuvani në gjyq
Kostandin Xhuvani në gjyq
 ??  ?? Enea Xhaj
Enea Xhaj
 ??  ?? Edison Jaho
Edison Jaho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania